Page 244 - Albanian Yellow Pages ONLINE
P. 244

  718-701-3910 917-498-9503
www.rtv21.tv
Platforma SMART WORLD TV është buqetë e fuqishme shqiptare nga Kosova e cila në vete sjell televizionet më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare në një pako te vetme.
 RTV 21 gjithmonë në mjedisin dhe shërbimin tuaj
RTV-21 (www.rtv21.tv) është institucion privat, me program publik, të formatit familjar, me politikë të pavarur redaktuese dhe ka licencë kombëtare të transmetimit që nga viti 2000 dhe përmes rrjetit të KTTN-së transmeton në tërë Kosovën, përmes rrjetit satelitor dhe kabllor në tërë Evropën dhe në Amerikën Veriore, ndërsa përmes internetit në tërë botën.
RTV 21 ka 60% program të prodhimit vetanak dhe 40% në të mirë të publikut. Programi i RTV 21 ngërthen në vete lajmet dhe aktualitetin, programe të ndryshme shoqërore, politike, kulturore, edukative, arsimore, sportive dhe rekreative zbavitëse. RTV21 është organizatë multimediale përparimtare misioni i së cilës është që të krijojë ndryshime shoqërore në Kosovë, Trojet Shqiptare, rajon dhe Diasporen tone duke përdorur teknologjinë e shekullit 21. Këtu përfshihen informimi, inspirimi dhe arsimimi i publikut me programe të cilat inkurajojnë pjesëmarrje aktive të qytetarëve në çështjet sociale, politike dhe ekonomike të lidhura me zhvillimin e shoqerisë sonë. RTV21 është i vendosur për të trajtuar nevojat e publikut të gjerë, duke ofruar informacione të shpejta, të balancuara, të vërtetuara, të sakta, të paanshme. RTV21 sot emiton 5 TV kanale: RTV21, 21 PLUS, 21 Popullore, 21 Junior dhe 21 Mix.
RTV21 ka perfaqesitë – korrespondenturat e veta në gjithë qendrat botërore prej nga sjell lajmet më të reja dhe aktuale.
RTV21 është e pranishme edhe në SHBA dhe Kanada që nga viti 2002, si televizioni i parë me program shqiptarë për Diasporen Shqiptare në Amerikë, me perfaqësi dhe korrespondurë të perhershme të akredituar në OKB, Shtepinë e Bardhë, US Congress dhe Departament te Shtetit të SHBA-ve.
RTV21 në SHBA dhe Kanada vazhdimishtë në hulumtim të ideve dhe projekteve të reja, prore në përmbushje të kerkesave tuaja për bashkëpunim të ndersjellë.
RTV21 gjithmonë në mjedisin dhe në shërbimin tuaj me qellim që të pasqyroj në programet e veta aktivitetin dhe jetën e komunitetit shqiptar në SHBA, Diasporën shqiptare në Amerikë permes kamerës së korrespondentit tonë të perhershëm dhe njëherit t’ua sjellë vendlindjen dhe gjithë trojet shqiptare në familjet tuaja.
Po që se dëshironi të reklamoni, njoftoni apo për çdo lloj informacioni kontaktoni përfaqësinë – korrespondenturën tonë në SHBA RTV21 – USA: Mobile: 917-498-9503
E-mail: rtv21-usa@rtv21.tv • halil.mula@rtv21.tv
11 Wooleys Lane, Suite LH, Great Neck, NY 11023
RTV 21 Prishtinë: +381-38-550-088
       T
      242
TELEVISIONS
ALBANIAN YELLOW PAGES 2019
business directory
   REGISTER YOUR BUSINESS @ WWW.ALBANIANYELLOWPAGES.COM
  














































































   242   243   244   245   246