Page 36 - Albanian Yellow Pages ONLINE
P. 36

 34
COMMUNITY INFORMATION PAGES ALBANIAN YELLOW PAGES 2019 SHËRBIMET KONSULLORE
Pajisja me fletudhëtim njëdrejtimësh; Aplikimi për letërnjoftim dhe pasaportë të re të Republikës së Kosovës Aplikimi për fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
Aplikimi për lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës;
Regjistrimi i fakteve te lindjes, martesave dhe vdekjeve;
Lëshimi i vërtetimeve të ndryshme
PAJISJA ME FLETUDHËTIM NJËDREJTIMËSH
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës lëshon fletudhëtime njëdrejtimëshe për shteta- sit e Republikës së Kosovës në rast se pasaporta është e humbur, ka skaduar, është dëmtuar ose në raste tjera urgjente ose humanitare.
Për tu pajisur me fletudhëtim njëdrejtimësh, aplikuesi duhet të dorëzoj këto dokumente:
1. Aplikacionin e plotësuar (mund ta merrni në Konsullatën e Përgjithshme, apo tu dërgohet përmes adresës elektronike);
2. Raportin e policisë që konfirmon se dokumenti i udhëtimit është humbur ose vjedhur (nëse ky është rasti juaj);
3. Kopjen e dokumentit të udhëtimit, nëse e posedon, dokumentit tjetër identifikues ose certifikatës së lindjes;
4. Një dokument që konfirmon vendqëndrimin e juaj (si p.sh. Green Card);
5. Një dokument që konfirmon vendbanimin e juaj (si p.sh. Leja e vozitjes apo ndonjë faturë me adresën e juaj);
6. Dy fotografi të madhësisë për pasaportë;
7. Dëshminë e pagesës për këtë shërbim Fletudhëtimi lëshohet brenda 48 orëve nga momenti i ap- likimit.
Afati i vlefshmërisë së fletudhëtimit është 30 ditë nga data e lëshimit.
Fletudhëtimi në rastet e deportimit - kur shtetasi i Kosovës është duke u mbajtur në qendrat e de- portimit, kërkesa për fletudhëtim parashtrohet nga autoritet amerikane, me ç’rast Konsullata e Përgjithshme e lëshon fletudhëtimin pas pranimit të konfirmimit për riatdhesimin e shtetasit të Kosovës, nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Fletudhëtimi në rast e vdekjes – kur të afërmit e të ndjerit dëshirojnë ta përcjellin trupin e të ndjerit në Republikën e Kosovës, duhet të kërkojnë nga Zyra e Funeraleve të aplikojë për leje kalim dhe të dërgojë në Konsullatën e Përgjithshme dokumentet në vijim:
1. Çertifikatën e vdekjes; .
2. Një dokument identifikues të Republikës së Kosovës (kopje e pasaportës, letërnjoftimit apo certi- fikatës së lindjes);
3. Vërtetimin që konfirmon se trupi i të ndjerit do të dërgohet në Kosovë me arkivol të vulosur;
4. Deklaratën ku thuhet se vdekja e të ndjerit nuk është shkaktuar nga ndonjë sëmundje ngjitëse; dhe
5. Dëshminë e pagesës.
 SHËRBIME KONSULLORE










































































   34   35   36   37   38