Page 42 - Albanian Yellow Pages ONLINE
P. 42

 40
COMMUNITY INFORMATION PAGES
ÇFARË PËRMBAN STATUSI I
EMIGRANTIT?
Emigrant është një individ i lindur jashtë territorit të SHBA-ve që është pranuar për tu bërë banor i përher- shëm i SHBA-ve.
CILA ËSHTË POCEDURA E MARRJES SË STATUSIT TË EMIGRANTIT?
Emigrantët e rinj që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë disa mënyra për të kërkuar fitimin e statusit të banorit të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Statusi i banorit të përhershëm, njihet prej shumicës së njerëzve si Karta Jeshile (Green Card). Kërkesa për Karten Jeshile mund të bëhet përmes
1) bashkimit familjar në Shtetet e Bashkuara, 2) punësimit nga një punëdhënës në Shtetet e Bashkuara apo përmes 3) azilit politik dhe 4) llotarise.
1. BASHKIMI FAMILJAR
Ju mund të aplikoni me këtë mënyrë nëse keni një njeri të familjes që ka nënshtetësi Amerikane apo Kartë Jeshile. Kërkesa duhet bërë prej personit që ka nënshtetësi Amerikane apo Kartë Jeshile. (Ky person
duhet të ketë mbushur moshën 18 vjeç).
Një nënshtetas Amerikan ka të drejtë të aplikojë për
bashkim familjar për:
a. Bashkëshortin apo bashkëshorten;
b. Fëmijët nën moshën 21 vjeçare, të pamartuar; c. Prindërit;
d. Fëmijët mbi moshën 21 vjeçare, të pamartuar; e. Fëmijët e martuar;
f. Motrat dhe vëllezërit;
Për tre grupet e para, procesi është relativisht i shkurtër sepse nuk ka afate pritjeje. Për tre grupet e dyta, ka mbingarkesë dhe ka afate pritjeje disa vjeçare.
Në rast se personi ka Kartë Jeshile, ka të drejtë të aplikojë vetëm për:
a. Bashkëshortin apo bashkëshorten;
b. Fëmijët nën moshën 21 vjeçare, të pamartuar;
Në të dyja këto raste ka afate pritjeje disa vjeçare.
2. PUNËSIMI
Ju mund të aplikoni me këtë mënyrë nëse keni një punëdhënës në Shtetet e Bashkuara që dëshiron t'ju punësojë dhe pranon të kryejë të gjitha procedurat e kërkuara prej zyrës së Emigrimit dhe Natyralizimit të Shteteve të Bashkuara. Në mënyrë që të kualifiko- heni për këtë kategori, ju duhet të provoni se keni një profesion apo kualifikim të veçantë për të cilin punëd- hënësi juaj nuk mund të gjejë persona të tjerë midis banorëve të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara.
3. AZIL POLITIK
Ju mund të aplikoni me këtë mënyrë nëse keni fituar statusin e azilantit politik me shumë se një vit më
ALBANIAN YELLOW PAGES 2019
 parë. Në pjesën më të madhe të rasteve të mësipërme, në mënyrë që një person të ketë të drejtë të aplikojë ne Shtetet e Bashkuara, duhet që të ketë hyrë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të rregullt. Në rast të kundërt, aplikimi duhet bërë jashtë, në një Ambasadë Amerikane. Azili politik është një status që ju jepet personave që janë të aftë të provojnë se jeta e tyre në vendin nga kanë ardhur është në rrezik nga autoritetet e atij vendi apo nga grupe të cilat janë të lidhura me qeverinë, për shkak të persekutimit mbi bazën e racës, besimit fetar, etnicitetit, antarësisë në një shoqatë apo bindjeve politike. Për këtë status mund të aplikohet edhe nëse keni hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Ju mund të aplikoni për statusin e azilantit politik vetëm brenda një viti nga data e hyr- jes suaj në Shtetet e Bashkuara. Në rast të kundërt duhet të provoni se keni patur arsye apo rrethana të vecanta të cilat ju kanë penguar ta bëni këtë aplikim brenda afatit. Ju mund të përfshini në aplikimin tuaj vetëm bashkëshortin apo bashkëshorten dhe fëmijet nen 21 vjeç, të pamartuar. Nëse fitoni azilin politik, të gjithë anëtarët e familjes suaj, të perfshirë në kërkesën tuaj, kanë të drejtë të fitojnë të njëjtin status. Në rast se ndodhen jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju mund ti tërhiqni anëtarët e familjes me anë të një kërkese të veçantë. Statusi i azilantit poli- tik ju jep të drejtën të punoni dhe qëndroni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe të ktheheni prej ud- hëtimit nga cilido shtet i botës, me përjashtim të ven- dit prej të cilit jeni larguar dhe keni fituar azilin politik. Një vit pas fitimit të azilit politik keni të drejtë të ap- likoni për Kartën Jeshile (Green Card).
4. LLOTARIA
Në Shtetet e Bashkuara, çdo vit organizohet Pro- grami i Llotarisë së vizave (Diversity Visa Program), ose thjesht Llotaria. Ky program kërkon që çdo ap- likant të kete mbaruar shkollen e mesme ose të ketë dy vite eksperience në nje punë të vecantë dhe të ketë një person në Shtetet e Bashkuara i cili është i gatshëm të paraqesë dokumenta që provojnë se dëshiron t'i garantojë të porsaardhurit përkrahje fi- nanciare. Aplikimet për llotarinë bëhen çdo vit gjatë muajit Tetor, por muaji mund të ndryshohet. Fituesit përzgjidhen në mënyre të rastësishme midis gjithë aplikantëve. Përzgjedhja bëhet në dy faza. Ne fazën e parë përzgjedhja bëhet e kompjuterizuar. dhe përzgjidhen rreth 110,000 fitues.
Në fazën e dytë, nga 110,000 fitues përzgjidhen 55,000 fitues, të cilëve u caktohet një datë për inter- vistë. Për llotarinë, nuk ka asnjë pagesë. Nuk ka for- mular të përcaktuar, por qarkullojnë shumë forma të krijuara nga avokate apo persona privatë të cilat janë të vlefshme nëse përfshijnë informacionin e kërkuar. Askush nuk mund t'ju garantojë fitimin e llotarisë. Cdo gjë është fat dhe përzgjidhet me kompjuter. Për in- formacion më të plotë kontaktoni me avokat tuaj.
WELCOME TO UNITED STATES OF AMERICA



































































   40   41   42   43   44