Page 11 - NATA ME HENE - ISMAIL KADARE
P. 11

filmit me të njëjtin emër, kaq pranë jo vetëm në emër, por edhe me
fatin e ngjashëm me Maria Magdalenën, vepër e regjisorit italian
Giuseppe Tornatore. “Kronikë e një vdekjeje të shpallur” dhe e
kryqëzuara e fatit Angela Vicario në novelën e Gabriel Garsia
Markezit.

     Prej shumë shekujsh gjenia njerëzore i ka dhënë kompetencë
vetes të ndërtojë një ferr dhe parajsë tjetër, ndryshe prej atyre
hyjnore; të gjykojë si në kohën e Krishtit të paravdekshëm,
kur puthja e tij ndaj Maria Magdalenës shqetësonte edhe vetë
Shën Pjetrin. Sepse të bësh një jetë shenjtori “is boring”, është e
mërzitshme, thotë Hugh Grant. Të rikrijosh duke u mbështetur
në një motiv-arketip, siç e ndërton Kadare shëmbëlltyrën e gruas
së përfolur të ungjijve, është prova më e vështirë e krijimtarisë.

     Mariana shpërfill një rend moral. Kjo nuk është vetëm sfida
e saj. Kjo është sfida e një epoke. Kjo është sfida që i rikthehet
çdo brezi si një gur sizifi. Duket sikur kjo botë është e dënuar ta
mbajë mbi shpinë kryqin e dëlirësisë. Robi i saj duhet ta bëjë këtë,
me qëllim që të jetë i devotshëm. Me qëllim që të mos përflitet.

     Në letrat shqipe, sidomos në shekullin e njëzetë, është
shkruar pafundësisht për barazinë e burrit me gruan, por asnjë,
përjashtimisht asnjë mendimtar, nuk ka arritur të ndërtojë një
figurë përulësisht triumfale të lirisë së brendshme të vetvetes si
Mariana e “Natës me hënë”.

     Pse “Nata me hënë” nuk mund të lexohet ndryshe veçse
si palimpsest? Sepse brenda frymës së kësaj novele fryjnë e
kryqëzohen rrebeshe kohërash dhe mendësish të turbullta, prej
barbarisë antike deri te barbaritë e sotme, jo më pak të vrazhda,
përveç jashtësisë së ëmbëlsuar. Në emër të virtytit i gjithë rruzulli
mund të ndëshkohet, dhe madje të ndëshkohet aq sa të mos
rikthehet më në boshtin e vet. Në emër të nderit të vjetër puritan

                              11
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16