Page 29 - NATA ME HENE - ISMAIL KADARE
P. 29

Gazmendi përsëri kishte lëvizur supet, pastaj
në heshtjen që ishte krijuar, duke fantazuar befas
kushedi çfarë, i kishte hedhur asaj një shikim të
lyrshëm, gjithë nënkuptim, pas të cilit ajo kishte ndier
atë kambanëz alarmi që binte brenda saj, sa herë që
dikush i merrte tjetër për tjetër fjalët apo gjestet e saj.
Kishin mbaruar stendat e drunjta dhe bashkë me to
afishet e koncerteve, pa të cilat nata u duk si e lënë në
injorancë dhe ajo shpejtoi t’i thotë “natën e mirë”, pa
i lënë kohë që ai t’i thoshte ndonjë gjë.

     Që nga dritarja e apartamentit e pa të largohej
ngadalë, madje të kthente një herë kokën pas dhe,
duke u përpjekur të merrte me mend se si mund t’i
kishte marrë fjalët e saj, përfundimisht u pendua që
ia kishte thënë. Kishte bindjen se shumica e djemve
i keqkuptonin shpërthime të tilla të vetvetishme të
mendimit apo të ndjenjave dhe, aty për aty, ngrinin
kthetrat për të përfituar prej tyre.

     Të nesërmen e të pasnesërmen, këmbëngulshëm,
me një mospërfillje të ftohtë, ajo e shoi atë ndriçim
të syve të Gazmendit, që u shfaq disa herë gjatë
takimeve te bufeja apo në autobus, gjersa në shikimin
e tij s’mbeti veçse një zbrazëti hutaqe, prej gdheri.

     Tani, tek i shikonte të venin e të vinin te njëra-
tjetra, mendonte mos ai ia kishte treguar atë ndodhi
Norës dhe ajo shoqeve e tani kushedi ç’fantazonin të
gjitha si bibat, me ato mendjet e tyre që, duke qenë të
ngushta për çdo gjë, zgjeroheshin vetëm për prapësi

                              29
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34