Page 37 - NATA ME HENE - ISMAIL KADARE
P. 37
nënkuptohej qartë që Gazmendi ose e kishte refuzuar
prerazi dashurinë e saj, ose... (dhe kështu njerëzit pasi
hapnin krahët, siç bëhet kur flitet për gjëra fatalisht të
pashmangshme, nuk harronin të shtonin fjalët: “epo,
njeri prej mishi e kocke është dhe aiâ€). Megjithatë, e
rëndësishme ishte që, qoftë me mospranimin e tij të
parë, qoftë me atë të mëvonshmin, aq më tepër nëse
ky ishte bërë pas asaj... fatalisht të pashmangshmes...
Gazmendi kishte kapërcyer një provë, duke treguar
se, pavarësisht nga pamja, eleganca dhe gjithçka tjetër
që i njihej si meritë Marianës, ai kishte parapëlqyer
Norën (“njeriu mbi të gjitha†etj., etj.).
Kjo ishte pak a shumë ajo që thuhej, madje kishte
edhe një motërzim të tretë, sipas të cilit, Gazmendi
jo vetëm që e kishte refuzuar, por i kishte dhënë asaj
edhe një mësim të mirë morali, nga ata që mbaheshin
mend tërë jetën.
Kuptohej menjëherë që e gjithë kjo s’ishte veçse
një sajim i ndyrë, i ndërtuar me shumë kujdes e
këmbëngulje dhe ne biseduam gjerë e gjatë se ç’mund
të bënim me Marianën. Tani nuk na dukej më aq e
lehtë si në fillim. Ishte e qartë se Gazmendi qe burimi
i të gjithave dhe Lad Kroi ishte për “modifikimin e
portretit të tij gjer në postimpresionizëmâ€, që do të
thoshte rrahje për vdekje, po ne të tjerët u treguam më
të përmbajtur. Cezari na kujtoi thënien e Engelsit se
një gënjeshtër jeton gjatë, kur ka brenda një bërthamëz
të vërtete dhe ne donim të zbulonim nëse kishte këtu
37