Page 43 - NATA ME HENE - ISMAIL KADARE
P. 43
4
Asgjë nuk ndryshoi në gjendjen e Marianës pas
bisedës sime me Gazmendin. Kjo do të thoshte se
mekanizmi që vepronte kundër saj ishte i tillë që,
edhe po të godisje apo të paralizoje një pjesëz të tij, të
tjerat vazhdonin të vepronin vetvetishëm, siç besohej
për gjarprin.
Që në fillim ne e ndiem se po të mos gjente
përkrahje nga ca njerëz e rrethana të caktuara, xanxa e
Norës kundër Marianës, sado e furishme dhe e ligë të
ishte, do të mpakej e do të mbetej jashtë vëmendjes,
si çdo mllef i vetmuar njerëzor. Mirëpo ndodhi e
kundërta.
Për një kohë të gjatë ne u përpoqëm të gjenim
ç’ishin ata njerëz e ato rrethana që ndihmuan fushatën
kundër vajzës. Disa s’ishte e vështirë t’i pikasje që në
43