Page 58 - NATA ME HENE - ISMAIL KADARE
P. 58

Midis realizimit socialist dhe letërsisë disidente shkrimtari i “Lindjes”
kishte njëfarë hapësire të ngushtë për ta përmendur “socializmin
real”, pa treguar megjithatë bindje të plotë dhe pa shpallur ndonjë
kundërvënie frontale me të. Hapësirë manovrimi e kufizuar, delikate,
madje e rrezikshme. Kryesorja ishte të shmangeshin rreziqet, të cilat
nuk ishin gjithnjë të dukshme. Trajtimi i reales tek “Dimri i vetmisë së
madhe” dhe “Koncert në fund të stinës” i kishte kushtuar rëndë
Ismail Kadaresë. Ai ishte paralajmëruar që të kishte mendjen. Me
“Nata me hënë”, të cilën e shkroi më 1984, ai do të tërhiqte drejt
vetes të njëjtat rrufe, sepse toni i përshtatur në të është krejt i
përkundër me atë të “Lëkurës së daulles”. “Në fillim të vitit 1985, i
shtyrë ndoshta nga djalli, apo si ndonjë që me llambë në dorë kërkon
në errësirën e kopshtit të vet të verifikojë nëse rrëziku ka kaluar, unë
botova novelën “Nata me hënë”, shkruan Kadare.

                                                                 ÉRIC FAYE
                                                            (Nga parathënia)
Në shoqërinë tonë thashethemet ekzistojnë, por autori duke dashur
t’i zbulojë këto thashetheme në të gjitha format e shfaqjes së tyre dhe
t’i dënojë ato, i ka theksuar më tepër së ç’duhet këto shfaqje negative.
Lufta e opinionit të shëndoshë, që dominon në shoqërinë tonë dhe
ekziston në çdo kolektiv të saj, ndaj këtyre thashethemeve, nuk jepet
siç duhet.
Figura e sekretarit të Partisë nuk del e plotë, ai përpiqet, por duhej të
ishte më këmbëngulës në zgjidhjen e kësaj kontradikte në rrugë të
drejtë, duke bindur e bërë për vete masën, duke ngritur në këmbë
opinionin. Kjo do të çonte edhe në një zgjidhje realiste, të argumen-
tuar e bindëse.
                                                     Zëri i rinisë, mars 1985

ISBN 978-9992-759-34-8  58

   9 789992 759349          Çmimi 500 lekë

www.Onufri.com
   53   54   55   56   57   58