Page 8 - NATA ME HENE - ISMAIL KADARE
P. 8
e mistereve të dashurisë e sidomos në shpërfaqjen e karaktereve
të “botës së zonjaveâ€. Por në të vërtetë, nuk ka qenë kështu nëse
lexuesi do të mprehte mirë shqisën jo vetëm të leximit, por edhe
atë të receptimit, atë që fle në të shumtën e kohës në nënvetëdije,
dhe që në gjuhën e përditshme ne i quajmë, instinkte. Përkundër
këtij mëtimi thuajse të pakuptueshëm, Mariana mund të veçohet
si një prej heronjve që i bëjnë nder jo një, por shumë epokave dhe,
në përgjithësi, lëvizjes së mendësisë njerëzore. Hapi i saj është, në
të vërtetë, më se epokal. Liria mund barbarinë, qytetari mund
boshësinë provinciale, fuqia e individit mund histerinë kolektive.
I gjithë rendi i mendimit papritmas kthehet përmbys, dhe në këtë
rrotullim tronditës duket sikur jo vetëm sistemi politik, por dhe
mënyra e të menduarit ka lëvizur nga vendi.
Leximet tradicionale të novelës “Nata me hënë†në të
shumtën e herës më kanë dëshpëruar. Çështje thashethemi, thjesht
punë mbipetku, zili të rëndomta grash, një drejtor ndërmarrjeje
që del më pozitiv se sekretari i partisë, një natë me hënë me një
vajzë të bukur e ca të dehur dhe kaq. Sa herë që i jam kthyer
e rikthyer kësaj novele, gjëja e parë që kam menduar pothuajse
gjithnjë ka qenë se, krejt në të kundërtën, I. Kadare ka krijuar
karaktere heronjsh e heroinash që shuplakin, sipas shprehjes
së Kristoforidhit, sistemet e referencave, heroina të sfidave të
pabujshme, që arrijnë me luftën e tyre të brendshme të ndryshojnë
rendin moral.
Ndërmjet shumë leximesh, kam formuar bindjen se “Nata
me hënëâ€, si të gjitha veprat me një gjedhe gjenuine, është një
libër që mund të lexohet vetëm si palimpsest. Duket sikur
para lexuesit kalojnë vetëtimthi të gjitha gjendjet e mendësisë së
njerëzimit, qysh prej lashtësisë antike deri në kohërat moderne.
Ashtu si në epokën apostolike dy mijë vjet më parë, në këtë novelë
8