Page 11 - KATER PERKTHYESIT - ISMAIL KADARE
P. 11
PROLOG
Prej shumë kohësh, s’më është hequr nga mendja një
sprovë letrare. Ajo është shkruar në frëngjisht, prej gati
një shekulli, nga Faik Konica, shkrimtar shqiptar, mik
i Guillaume Apollinaire-it. Vepra ka rreth njëqind faqe
dhe trajton probleme të përkthimit. Titulli i saj është:
Gjuhët natyrale dhe gjuhët arti-ficiale. Dhe, midis të
tjerash, këtu ai analizon vargun e parë të Iliadës. Ai
pohon se, në shumicën e gjuhëve, përkthimi i vargut
të parë të këngës së parë të poemës së Homerit është
i gabuar. Ky varg është si vijon: “Këndo, o hyjneshë,
zemërimin e Akilit, djalit të Peleutâ€. Sipas Faik
Konicës, përveç emrit të Akilit, gjithçka tjetër është e
gabuar. “Këndo†është përdorur në vend të “Na fol†ose
“Na tregoâ€, të cilat në traditën e grekëve të lashtësisë
vendoseshin në fillim të vargut; për sa i përket kuptimit
të fjalës “hyjneshëâ€, ajo përkon më shumë me “zanat
e mira†ose “të këqijaâ€, sesa me atë që përmend apo i
11