Page 35 - KATER PERKTHYESIT - ISMAIL KADARE
P. 35

se gruaja e tij dhe Frederik Gjerasi ishin, si të thuash,
“bashkëqytetarë”, “patriotë”, duke treguar kështu
një lloj afërsie.

    Ramiz Alia i tregoi Frederik Gjerasit një arti-
kull të gazetës “Pravda” që titullohej “Kundër dog-
matizmit”. Polemika ideologjike ishte ndezur.

    - Fredi, a mund ta përkthesh këtë artikull për
dy-tri orë?

    Frederik Gjerasi iu përgjigj se mund ta bënte për
gjysmë ore. Ramiz Alia e vlerësoi këtë përgatitje
profesionale. Frederik Gjerasi ia diktoi përkthimin
shqip një daktilografisteje.

    Të nesërmen në mëngjes, zëvendëssekretari nxi-
toi ta shpinte Frederik Gjerasin tek Enver Hoxha.
Ata hynë në zyrën e tij duke kaluar fillimisht nga
sekretaria. Dhoma kishte dy tavolina. Një derë e dytë
komunikonte drejtpërdrejt me korridorin.

    Enver Hoxha ngriti kokën, me pamje të menduar,
madje, të rreptë. Dukej qartë, shumë probleme e
shqetësonin dhe një prej tyre kishte të bënte me
qëndrimin që duhej mbajtur ndaj sovjetikëve.

    Enver Hoxha foli:
    - Përse erdhe?
    Frederik Gjerasi u prezantua.
    Kryetari i shtetit shqiptar dhe i Partisë ngriti
tonin e zërit dhe e përsëriti ashpër pyetjen, e cila
nuk i ishte drejtuar përkthyesit, por sekretarit të
udhëheqësit, që ishte futur pa u ndjerë në zyrën e
tij. Sapo ai u largua, Enver Hoxha e ftoi Frederik

                              35
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40