Page 46 - KATER PERKTHYESIT - ISMAIL KADARE
P. 46

preku me sqep qelqin e makinës në një udhëkryq. Ku
shpejtojnë kështu gjithë këta njerëz, mendoi ajo. Në arka
kursimi për të tërhequr para për Vitin e Ri, nëpër tregtiza,
në spitale për të marrë përfundimin e analizave dhe, me
siguri, s’dinin asgjë për të gjitha këto.

   Rruga ishte e lagur nga mjegulla. Përbri u duk vitrina
e gjatë e një parfumerie.

   - Ndaloje këtu, - tha ajo papritur.
   Dy-tre nga kalimtarët e panë me kureshtje, kur ajo
zbriti nga makina. Ata kthyen kokat dhe në sytë e tyre u
duk një habi edhe më e madhe kur ajo hyri në parfumeri.
   Ishte hera e parë, pas shumë e shumë vitesh, që ajo
hynte në një tregtizë parfumerie. Brenda ishte ajo aromë
dhe qetësi e veçantë që kanë vendet ku shiten gjëra për
të cilat njerëzit s’kanë nevojë të domosdoshme. Shitësja,
ndoshta ngaqë e njohu, u turbullua. Një nga blerësit diçka
i pëshpëriti shoqes te veshi.
   - Urdhëroni? - tha shitësja me zë të ulët.
   Ajo filloi të shikonte vitrinat e brendshme, ku ishin
vendosur rresht gjithfarë shishesh të vogla parfumi,
tubete me kremra, shampo flokësh, manikyre, të kuq
buzësh; një botë e tërë sqimatare, të cilën ajo pothuajse
nuk e njihte dhe që i zgjonte gjithmonë e më tepër njëfarë
smire, të veshur me një si pikëllim qelqi. Mendimi se, duke
humbur postet, mund të fitonte atë qelqëri rrëzëlluese e
përshkoi ftohtësisht.
   Doli nga parfumeria, pa vështruar njeri, dhe hipi në

                              46
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51