Page 5 - Nji jete ne mes kosoves
P. 5

Falënderoj babain tim Metën, dhe nënën time Zizën, për mundimet dhe vuajtjet e jashtëzakonshme në rrugëtimin e tyre të gjatë përplot peripeci, duke na sjellë në Amerikë, në këtë vend të demokracisë botërore, në këtë vend mik të shqiptarëve, sepse më 1919 në Konferencën e Versajt, presidenti Wilson ishte ai që shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi greko-serb, ndërsa në vitin 1999 presidenti Clinton me aleatët e tij dhe luftëtarët shqiptarë, dëboi forcat okupuese serbe nga Kosova, kurse presidenti aktual George Bush përkrahu vendosmërisht shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, 2008.
Për dyzet vjet të qëndrimit në këtë vend, familja jonë realizoi ëndërrat e saj për të cilin qëllim ishte nisur këndej Oqeanit Atlantik.
Me punë të ndershme dhe dinjitoze arritëm t’i kemi të gjitha të mirat në Amerikë dhe Kosovë.
Harry Bajraktari
 






























































































   3   4   5   6   7