Page 52 - Nji jete ne mes kosoves
P. 52

  VIRTYTI SI PARIM ZAKONOR AUTOKTON
MUSLI BAJRAKTARI, lindi në Vranoc të Pejës në një periudhë tejet dramatike. Kjo ishte koha e Rilindjes Kombëtare dhe e ringjalljes së ndjenjave të shqiptarëve për liri, pas shuarjes me gjak të Lidhjes
së Prizrenit dhe pas mbajtjes së kuvendit të Lidhjes së Pejës, që përafërsisht kishte të njëjtën platformë politike. Marrshimi i shqiptarëve për liri të kujtonte një pranverë ballkanike. Mirëpo, kjo pranverë nuk erdhi e plotë për gjysmën e trojeve shqiptare. Kosova nga një pushtues, kaloi në një tjetër më të dhunshëm.
Në librin e amzës figuron se Musli Bajraktari ka lindur në vitin 1905. Sipas asaj çka i kanë thënë atij më vonë, ai duhet të ketë lindur më herët. Këtë e dëshmon Hatemja, e ëma e Musliut e cila në një rast ka thënë: Isha përgatitur për të shkuar në gjini dhe në momentin kur kemi dalë në sokak (rrugë) mbi një kalë hipur kisha djalin fare të vogël (dy-tre muajsh), kur aty pari ka kaluar një njeri i cili na tha : “Kthehuni në shtëpi se sot është vrarë Haxhi Zeka dhe vazhdimi i rrugës mund të jetë me rreziqe”. “Ne u kthyem prapë në shtëpi, duke lënë shkuarjen në gjini për një ditë tjetër”. Në bazë të kësaj del se Musli Bajraktari ka lindur në vitin 1902.
Si fëmijë, Musli Bajraktari mbante mend luftërat që zhvilloheshin gjithandej viseve shqiptare për pavarësi të Shqipërisë (1911-1912). Në kullën e Bajraktarit kishte pasur rast të njihte: Bajram Currin, Shaban Binakun, Isa Boletinin, Azem e Shotë Galicën si dhe disa figura të tjera shqiptare të kësaj kohe. E njihte mirë historinë e Haxhi Zekës dhe të
49





























































































   50   51   52   53   54