Page 59 - Albanian Yellow Pages 2022
P. 59
ALBANIAN YELLOW PAGES 2022 COMMUNITY INFORMATION PAGES 57 SHERBIMET KONSULLORE PËR SHTETASIT
SHQIPTARË ME BANIM NË SHBA
AUTORITETET KONSULLORE
ZYRA KONSULLORE PRANË AMBASADES NE WASHINGTON DC
ZYRA KONSULLORE NE NEW YORK
Adresa: 320 East, 79 Street
New York NY
Tel: 212 255 7381
e-mail: consulate.newyork@mfa.gov.al www.albaniaconsulate.us
Embassy of Albania in Washington D.C.
2100 S Street NW Washington DC 20008
Tel. 202 223 4942
e-mail: embassy.washington@mfa.gov.al
- Paisja me Pasaporte Biometrike dhe karte Identiteti -
Shërbimi per pasaportat dhe dokumentat biometrike ofrohet vetem pranë Zyres Konsullore ne New York per të gjithe teritorin e ShBA. Ambasada Shqiptare ne Washington DC nuk e ofron kete sherbim.
VEPRIMET KONSULLORE 2.A. Pajisja me leje-kalimi
2.A.1. Pajisja me leje kalimi kërkohet në rastet kur shtetasit shqiptar i ka skaduar afati i vlefshmërisë së pasaportës dhe dëshiron të udhëtojë për në Shqipëri. Leja e kalimit shërben vetëm për të shkuar në një drejtim, në Shqipëri, kurse për t’u kthyer në SHBA duhet pasaporta shqiptare, të cilën personi duhet ta nxjerrë në Shqipëri gjatë qëndrimit të tij atje, si dhe Green Card.
Për t’u pajisur me Leje Kalimi, shtetasit duhet të paraqiten personalisht dhe të paraqesin dokumentat e mëposhtme:
-Formular aplikimi për leje kalimi (plotësohet dhe firmoset nga vetë personi në Konsullatë);