Page 63 - Albanian Yellow Pages 2022
P. 63

ALBANIAN YELLOW PAGES 2022 COMMUNITY INFORMATION PAGES 61
Në këtë rast shtetasit :
a ) kanë një vizë të vlefshme Shengen me shumëkalime, e cila është përdorur më parë në një nga vendet e zonës Shengen, ose kanë një leje të vlefshme qëndrimi në një nga vendet e zonës Shengen;
b ) kanë një vizë me shumë kalime tëS HBA-së, e cila
është përdorur më parë në një nga këto vende, ose kanë leje qëndrimi të vlefshme në SHBA.
Në rast qëndrimi më shumë se 90 ditë gjatë një periudhe gjashtë-mujore, ata duhet të pajisen me vizë të tipit “D”.
LEGALIZIMI I DOKUMENTAVE
Republika e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vende
anëtare të Konventës së Hagës të vitit 1961 për proçesin e legalizimit të dokumenteve. Si rrjedhojë e kësaj Konvente, forma e vetme e pranuar e legalizimit të dokumentave midis këtyre dy shteteve vjen në formën e vulës apostile.
Për të legalizuar në SHBA dokumente publike si psh. certifikatë (lindje, martese, vdekje), vendime gjyqi, prokura të posaçme (jo ato që hartohen në Konsullatë/Ambasadë), etj., me qëllim të përdorimit të këtij dokumenti në Shqipëri, ndiqen procedurat e mëposhtme:
Nëse dokumenti nuk është origjinal, noterizohet kopja e dokumentit tek
noteri amerikan;
Dokumenti origjinal/i noterizuar dërgohet në zyrën e Sekretarit të Shtetit të shtetit ku banon personi në ShBA me qëllim që të merret vula apostile, e cila vërteton origjinalitetin e dokumentit ose firmën e noterit.
 Lista me numrat e telefonave të Sekretarive të Shteteve të SHBA mund të gjendet në adresën: HYPERLINK "http://www.travel.state.gov/about/authentication.html" http://www.travel.state.gov/about/authentication.html
Nëse autoritete apo zyra shtetërore në Shqipëri nuk kanë njohuri për procedurën e legalizimit me vulën apostile, atëherë personat e interesuar duhet t’i drejtohen Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, Drejtorisë Konsullore për të kërkuar ndërhyrje në sqarimin e situatës.
Drejtoria Konsullore në MPJ mund të kontaktohet direkt me numrat e telefonit: 355-4-236 46 85 ose 355-4-234 03 58.
TARIFAT E SHËRBIMEVE KONSULLORE
Prokura të çdo lloji, çmimi 30 dollare; Vërtetime të çdo lloji, çmimi 45 dollare; Leje kalimi, çmimi 45 dollare;
Njehsime me origjinalin, çmimi 30 dollare; Lidhje martesore, çmimi 45 dollare; Regjistrim fëmijësh të sapolindur, 45 dollarë deri në 45 ditë,
SHËRBIME KONSULLORE















































































   61   62   63   64   65