Page 68 - Albanian Yellow Pages 2022
P. 68
66
COMMUNITY INFORMATION PAGES ALBANIAN YELLOW PAGES 2022 REGJISTRIMI I FAKTEVE TE LINDJES, MARTESAVE DHE VDEK-
JEVE
5.1. REGJISTRIMI I FAKTIT TË LINDJES
Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:
Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës; -Kopjet e dokumenteve të shtetësisë së dy prindërve, qoftë pasaportë apo letërnjoftim i Kosovës, certifikatë të lindjes së Kosovës ose certifikatë të shtetësisë së Kosovës;
-Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit;
-Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri jo;
-Kopje të dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
-Dokumentet që tregojnë shtetësinë e prindit jo-kosovar;
-Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga autoriteti përgjegjës;
-Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit;
-Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre. Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjo- hur;
- Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
-Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmij
ës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;
REGJISTRIMI I FAKTEVE TË MARTESËS
Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të martesës në librin amëz të martesave në Kosovë, kërkohen dokumentet si në vijim:
-Kopjet me afat të dokumenteve të identifikimit; Dëshmi lidhur me vërtetimin e shtetësisë për shte- tasin e Kosovës;
-Dëshmi mbi shtetësinë e shtetasit të huaj;
-Certifikatë origjinale të martesës së lidhur në vendin pranues.
5.3. REGJISTRIMI I FAKTEVE TË VDEKJES
Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të vdekjes së një shtetasi të Kosovës në librin amëz të vdekjeve në Kosovë, kërkohen dokumentet në vijim:
-Çertifikatën ndërkombëtare origjinale të vdekjes së shtetasit;
-Dokument identifikimi të personit të vdekur si dëshmi për vërtetimin e shtetësisë;
LËSHIMI I VËRTETIMEVE TË NDRYSHME
-Dokument personal identifikimi të parashtruesit të kërkesës.
Konsullata në Nju Jork bën, sipas kërkesës së ardhur me shkrim, lëshimin e vërtetimeve të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.
Taksa për vërtetime të çdo lloji - 30€
Vërtetime e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: - vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve,
SHËRBIME KONSULLORE