Page 62 - Albanian Yellow Pages 2020
P. 62
60
COMMUNITY INFORMATION PAGES
që ka nënshtetësi Amerikane apo Kartë Jeshile. (Ky
person duhet të ketë mbushur moshën 18 vjeç). Një nënshtetas Amerikan ka të drejtë të aplikojë
për bashkim familjar për:
a. Bashkëshortin apo bashkëshorten;
b. Fëmijët nën moshën 21 vjeçare, të pamartuar; c. Prindërit;
d. Fëmijët mbi moshën 21 vjeçare, të pamartuar; e. Fëmijët e martuar;
f. Motrat dhe vëllezërit;
Për tre grupet e para, procesi është relativisht i shkurtër sepse nuk ka afate pritjeje. Për tre grupet e dyta, ka mbingarkesë dhe ka afate pritjeje disa vjeçare.
Në rast se personi ka Kartë Jeshile, ka të drejtë të aplikojë vetëm për:
a. Bashkëshortin apo bashkëshorten;
b. Fëmijët nën moshën 21 vjeçare, të pamartuar;
Në të dyja këto raste ka afate pritjeje disa vjeçare.
2. PUNËSIMI
Ju mund të aplikoni me këtë mënyrë nëse keni një punëdhënës në Shtetet e Bashkuara që dëshiron t'ju punësojë dhe pranon të kryejë të gjitha proce- durat e kërkuara prej zyrës së Emigrimit dhe Natyralizimit të Shteteve të Bashkuara. Në mënyrë që të kualifikoheni për këtë kategori, ju duhet të provoni se keni një profesion apo kualifikim të veçantë për të cilin punëdhënësi juaj nuk mund të gjejë persona të tjerë midis banorëve të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara.
3. AZIL POLITIK
Ju mund të aplikoni me këtë mënyrë nëse keni fi- tuar statusin e azilantit politik me shumë se një vit më parë. Në pjesën më të madhe të rasteve të mësipërme, në mënyrë që një person të ketë të drejtë të aplikojë ne Shtetet e Bashkuara, duhet që të ketë hyrë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të rregullt. Në rast të kundërt, aplikimi duhet bërë jashtë, në një Ambasadë Amerikane. Azili politik është një status që ju jepet personave që janë të aftë të provojnë se jeta e tyre në vendin nga kanë ardhur është në rrezik nga autoritetet e atij vendi apo nga grupe të cilat janë të lidhura me qeverinë, për shkak të persekutimit mbi bazën e racës, bes- imit fetar, etnicitetit, antarësisë në një shoqatë apo bindjeve politike. Për këtë status mund të aplikohet edhe nëse keni hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Ju mund të aplikoni për statusin e azi- lantit politik vetëm brenda një viti nga data e hyrjes suaj në Shtetet e Bashkuara. Në rast të kundërt duhet të provoni se keni patur arsye apo rrethana të vecanta të cilat ju kanë penguar ta bëni këtë aplikim brenda afatit. Ju mund të përfshini në aplikimin tuaj
ALBANIAN YELLOW PAGES 2020
vetëm bashkëshortin apo bashkëshorten dhe fëmi- jet nen 21 vjeç, të pamartuar. Nëse fitoni azilin poli- tik, të gjithë anëtarët e familjes suaj, të perfshirë në kërkesën tuaj, kanë të drejtë të fitojnë të njëjtin sta- tus. Në rast se ndodhen jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju mund ti tërhiqni anëtarët e familjes me anë të një kërkese të veçantë. Statusi i azilantit politik ju jep të drejtën të punoni dhe qën- droni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe të ktheheni prej udhëtimit nga cilido shtet i botës, me përjashtim të vendit prej të cilit jeni larguar dhe keni fituar azilin politik. Një vit pas fitimit të azilit politik keni të drejtë të aplikoni për Kartën Jeshile (Green Card).
4. LLOTARIA
Në Shtetet e Bashkuara, çdo vit organizohet Pro- grami i Llotarisë së vizave (Diversity Visa Program), ose thjesht Llotaria. Ky program kërkon që çdo ap- likant të kete mbaruar shkollen e mesme ose të ketë dy vite eksperience në nje punë të vecantë dhe të ketë një person në Shtetet e Bashkuara i cili është i gatshëm të paraqesë dokumenta që provojnë se dëshiron t'i garantojë të porsaardhurit përkrahje fi- nanciare. Aplikimet për llotarinë bëhen çdo vit gjatë muajit Tetor, por muaji mund të ndryshohet. Fituesit përzgjidhen në mënyre të rastësishme midis gjithë aplikantëve. Përzgjedhja bëhet në dy faza. Ne fazën e parë përzgjedhja bëhet e kompjuterizuar. dhe përzgjidhen rreth 110,000 fitues.
Në fazën e dytë, nga 110,000 fitues përzgjidhen 55,000 fitues, të cilëve u caktohet një datë për in- tervistë. Për llotarinë, nuk ka asnjë pagesë. Nuk ka formular të përcaktuar, por qarkullojnë shumë forma të krijuara nga avokate apo persona privatë të cilat janë të vlefshme nëse përfshijnë informacionin e kërkuar. Askush nuk mund t'ju garantojë fitimin e llotarisë. Cdo gjë është fat dhe përzgjidhet me kom- pjuter. Për informacion më të plotë kontaktoni me avokat tuaj.
ÇFARË JANË QYTETARËT E NATYRALIZUAR?
Banorët e përhershëm në SHBA kanë të drejtë të kërkojnë nënshtetësinë Amerikane nëpërmjet një procesi që quhet Natyralizim. Për tu kualifikuar ata duhet të jenë banorë të përhershëm në SHBA për 5 vjet ose 3 vjet nëqoftëse kërkuesi është martuar me nënshtetas amerikan, të tregojnë se kanë njohuri për qeverinë dhe historinë amerikane, të tregojnë se kanë paguar rregullisht taksa, flasin dhe shkrua- jnë mirë anglisht dhe nuk kanë kryer krime.
WELCOME TO UNITED STATES OF AMERICA