Page 53 - Albanian Yellow Pages 2023 Edition
P. 53
ALBANIAN YELLOW PAGES 2023 COMMUNITY INFORMATION PAGES 51 LETËRNJOFTIM TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
1. Marrjen e letërnjoftimit për herë të parë;
2. Ndërrimin e letërnjoftimit të UNMIK-ut me letërnjoftim të
Republikës së Kosovës;
3. Marrjen e letërnjoftimit të ri pas humbjes/dëmtimit;
4. Ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim; Pasaportë të Republikës së Kosovës
Me rastin e aplikimit për letërnjoftim (dhe pasaport) është e nevojshme të
dorëzohet - Ekstrakti i Lindjes
1. Aplikimi për pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare; 2. Aplikimi për pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçare: 3. Aplikimi për pasaportë të re pas humbjes apo dëmtimit;
4. Ndërrimi/ripërtrirja e të dhënave në pasaportë;
FITIMI I SHTETESISË
Fitimi i shtetësisë së Republikës së Kosovës bëhet në disa mënyra, ashtu siç janë rregulluar me ligje të Republikës së Kosovës:
1. Në bazë të vendbanimit të lajmëruar në Republikën e Kosovës; 2. Në bazë të lindjes në Republikën e Kosovës;
3. Në bazë të martesës me shtetasin kosovar;
4. Në bazë të martesës me të shpërngulurin kosovar, i cili ka fituar shtetësinë kosovare;
5. Në bazë të rekomandimit të organit kompetent sipas nenit 10.3 të ligjit mbi shtetësinë;
6. Në bazë të shtetësisë së prindërve;
7. Në bazë të adoptimit me veprimin prindëror;
8. Fitimi i sërishëm i shtetësisë kosovare (pas humbjes së shtetësisë kosovare me lirim);
9. Në bazë të nenit 29 të Ligjit për Shtetësinë e Kosovës;
10. Në bazë të natyralizimit të pjesëtarit të diasporës kosovare;
11. Në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare.
Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që janë të interesuar të humbin shtetësinë e Kosovës me lirim, duhet të paraqesin aplikim e tyre pranë Konsullatës së Përgjithshme në Nju Jork.
Shqyrtimi i kërkesës për humbjen e shtetësisë së Kosovës me lirim bëhet nga Komisioni për Shtetësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme e Kosovës. Komisioni për Shtetësi do të refuzoj kërkesën për lirim nga shtetësia, nëse pala aplikuese është nëpunës civil, gjykatës, prokuror publik, pjesëtarë i poli- cisë së Kosovës, pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës apo pjesëtarë i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, apo në rastet kur lirimi nga shtetësia është në kundërshtim me interesat e Republikës së Kosovës, në veçanti me ato të sigurisë së brendshme dhe të jashtme, ose të marrëdhënieve ndërkom- bëtare të Republikës së Kosovës.
SHËRBIME KONSULLORE