Page 37 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 37

kanë qenë nën moshën 14 vjeç. Shkaqet e tjera që parashikohen në nenin 3/1, pika 1, përfshirë
            nëse  themeluesit  kanë  qenë  nën  moshë  ligjore  (nën 18  vjeç, por  mbi  14  vjeç),  vështirë  se
            mund të gjykohen absolute. Edhe pse, në praktikë, mundësia që ky rast të ndodhë në praktikë
            është  tepër  i  vogël,  duke  pasur  parasysh  parimin  e  sigurisë  juridike  dhe  mbrojtjes  së
            kreditorëve  që  parashikon  2009/101/KE,  nuk  shohim  asnjë  arsye  përse  një  themelues  nën
            moshën 14 vjeç, i cili ka arritur, në një mënyrë apo në një tjetër, të regjistrojë shoqërinë, dhe
            të ushtrojë aktivitet, duke i shpëtuar padive të pavlefshmërisë deri në mbushjen e moshës së
            nevojshme,  të  mos  ketë  mundësinë  të  korrigjojë  shkakun  e  pavlefshmërisë  (pra,  duke
            ratifikuar krijimin e shoqërisë tregtare), qoftë ky me natyrë absolute. Sidoqoftë, meqenëse në
            rrethana  të  veçanta  gjykatat  mund  të  gjykojnë  se  edhe  shkaqe  të  tjera  të  pavlefshmërisë,
            parashikuar në nenin 3/1, pika 1, kanë natyrë absolute, nuk shohim asnjë arsye ligjore dhe
            praktike  për  të  kundërshtuar,  për  gjithë  rastet,  mundësinë  për  të  korrigjuar  shkakun,  nëse
            mund të korrigjohet.
                 Gjithashtu, amendimi i lartpërmendur, i cili është bërë në minutën e fundit ndaj tekstit të
            pikës 3 dhe 4 të nenit 3/1 ka çuar në një referim të pasaktë. Teksti i miratuar i pikës 4, që
            trajton rastet e pavlefshmërisë relative, parashikon se pavlefshmëria mund të korrigjohet, nëse
            mund të korrigjohet, “përpara vendimit gjyqësor që përmendet në pikën 3 të këtij neni, ...”.

            8.    Konkluzioni se natyra e shkakut nuk ka lidhje me pavlefshmërinë e shoqërisë tregtare,
            dhe për rrjedhojë, me mundësinë për të korrigjuar pavlefshmërinë, nëse mund të korrigjohet,
            duhet të vlejë edhe për rastet e shkaqeve absolute, konfirmohet gjithashtu nga fakti se neni
                                                    61
            3/1, pika 6, parashikon të njëjtat pasoja për të dy rastet . I njëjti konkluzion mbështetet edhe
            nga fjalia e fundit e pikës 7 të nenit 3/1, ku parashikohet se: “në çdo rast, padia e lidhur me
            pavlefshmërinë  e  themelimit  të  shoqërisë  tregtare  nuk  mund  të  ngrihet  pas  publikimit  të
            korrigjimit të rrethanës që shkakton pavlefshmërinë, sipas këtij neni, nëse kjo rrethanë mund
            të korrigjohet”.
                 Më  së  fundi,  pika  7  parashikon  një  afat  kohor  trevjeçar  për  ngritjen  e  padisë  për
            pavlefshmëri relative. Kjo periudhë dallon nga afati kohor i përgjithshëm për pavlefshmëritë
            relative që parashikon Kodi Civil (pesë vjet), duke qenë se përputhej me nenin e propozuar
            fillimisht  për  afatet  kohore  të  përgjithshme  trevjeçare  për  paditë  që  parashikon  ligji  për
            shoqëritë tregtare, që u hoq gjatë procesit legjislativ. Përfundimi i këtij afati kohor e korrigjon
            pavlefshmërinë relative.  Gjithashtu, pika 7 parashikon se: “në çdo rast, padia e  lidhur me
            pavlefshmërinë e themelimit  të shoqërisë tregtare (shënim:  përfshirë shkaqet  absolute)  nuk
            mund të ngrihet pas publikimit të korrigjimit të rrethanës që shkakton pavlefshmërinë, sipas
            këtij neni, nëse kjo rrethanë mund të korrigjohet”. Sikurse përmendet më lart, kjo konfirmon
            se  edhe  shkaqet  absolute  të  pavlefshmërisë  së  shoqërisë  tregtare  ligjërisht  do  të  mund  të
            korrigjoheshin, nëse kjo do të ishte praktikisht e arritshme.


            61  Pavlefshmëria, qoftë absolute apo relative, çon në prishjen dhe likuidimin e shoqërisë, dhe nuk mund të përdoret ndaj
            të tretëve që veprojnë në mirëbesim, dhe nuk i çliron themeluesit nga detyrimi për të paguar kontributin e premtuar, të
            paktën deri në nivelin e angazhimeve të marra përsipër kundrejt kreditorëve.


                                                                              36
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42