Page 38 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 38
Neni 4
Emrat e regjistruar dhe emërtimet tregtare
1. Tregtari dhe shoqëritë tregtare e ushtrojnë veprimtarinë e tyre nën emrin e
regjistruar. Emri i tregtarit është emri i tij, sipas nenit 5 të Kodit Civil, i regjistruar në
përputhje me nenin 30 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 "Për Qendrën Kombëtare të
Regjistrimit". Emri i shoqërisë tregtare duhet të jetë në përputhje me parashikimet e
nenit 23 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit".
2. Tregtari dhe shoqëritë tregtare mund të përdorin dhe emërtime tregtare, si dhe
shenja të tjera dalluese të veprimtarisë dhe i regjistrojnë këto në përputhje me nenin 44
pika 1 shkronja "a" të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 "Për Qendrën Kombëtare të
Regjistrimit".
3. Emri i tregtarit ndiqet nga shtojca "tregtar i regjistruar" ose shkurtimi
përkatës "TR". Emri i shoqërisë kolektive duhet të ndiqet nga shtojca "shoqëri
kolektive" ose shkurtimin "SHK". Emri i shoqërisë komandite duhet të ndiqet nga
shtojca "shoqëri komandite" ose shkurtimin "SHKM". Emrat e shoqërive me
përgjegjësi të kufizuar dhe të shoqërive aksionare përmbajnë shkurtimet, të cilat
tregojnë se janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar "SHPK" ose shoqëri aksionare
"SHA".
Komente:
1. Rregullat për emrat e regjistruar dhe emërtimet tregtare mund të gjenden si në ligjin për
shoqëritë tregtare, ashtu dhe në ligjin për regjistrimin e biznesit. Është miratuar edhe akti
nënligjor, domethënë, vendimi i Këshillit të Ministrave për rregullat mbi emrat dhe emërtimet
62
tregtare, që parashikohet nga neni 23, pika 3, i ligjit për regjistrimin e biznesit. Këto rregulla
duhen shqyrtuar së bashku.
2. Për sa u takon tregtarëve, neni 4, pika 1, i ligjit për shoqëritë tregtare lidhet me nenin 5
63
të Kodit Civil, ndërsa pika 10 e VKM-së për emërtimet kërkon që “emri i regjistruar” të jetë
emri dhe mbiemri vetjak i individit. Për sa i takon emrit të regjistruar të shoqërive tregtare,
ligji për shoqëritë tregtare dhe dispozitat përkatëse të ligjit për regjistrimin e biznesit janë më
“liberale”, pasi parashikojnë se: mund të përdoret çfarëdo emri mjaft që ai të jetë i
62 Neni 23 i ligjit për regjistrimin e biznesit, “Rregullat e emërtimit”:
1. Ndalohet regjistrimi në regjistrin tregtar i subjekteve me emra të njëjtë ose të ngjashëm, me emra në trajtën e shquar
apo shkurtimet përkatëse të shteteve, qyteteve, krahinave gjeografike, organizatave ndërkombëtare, fetare ose
institucioneve të pushtetit qendror apo vendor, pa shtesa dalluese ose me emra, që janë në kundërshtim me rendin e
moralin publik apo me dispozitat urdhëruese të ligjit.
2. Regjistrimi i emrit kryhet në bazë të parimit të përparësisë së paraqitjes së aplikimit.
3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat për emrat dhe emërtimet tregtare.
63 Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.537, datë 01.08.2007 “Për rregullat për emrat dhe emërtimet tregtare”
37

