Page 39 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 39
përshtatshëm për ta individualizuar biznesin dhe për ta dalluar atë nga të tjerët, dhe mjaft që
të mos përmbajë ndonjë informacion që synon ose është i aftë të keqinformojë publikun (pika
1, shkronja “ë”, i Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për rregullat për emrat dhe emërtimet
tregtare”). Këtu përfshihet forma ligjore e subjektit, e cila duhet shtuar tek emri, e plotë ose si
“shtojcë” (neni 23, pika 1, i ligjit për regjistrimin e biznesit).
3. Tipari dallues (ose shenja dalluese) është i nevojshëm si për emrin e regjistruar, ashtu
dhe për emërtimet tregtare të subjektit. Emri tregtar mund të regjistrohet nëpërmjet
regjistrimit vullnetar pranë QKB-së (neni 44, pika 1, i ligjit për regjistrimin e biznesit). Ky
quhet “emërtim tregtar”, në dallim nga “emri” i regjistruar. Ndalohet regjistrimi ... me emra të
njëjtë ose të ngjashëm (që rezulton gjithashtu nga modifikimi i një emri ekzistues) (neni 23,
pika 1, i ligjit për regjistrimin e biznesit, dhe pika 2 e VKM-së për emërtimet). Titullari i
ligjshëm i emrit të regjistruar mund ta lejojë pasardhësin të përdorë të njëjtin emër duke i
shtuar një element dallues (pika 3, e VKM-së për emërtimet).
4. Si për emrat e regjistruar, ashtu dhe për për emrat tregtarë, zbatohen një sërë kufizimesh.
Për sa u takon emrave të regjistruar, neni 23, pika 1, i ligjit për regjistrimin e biznesit dhe
VKM-së për emërtimet, e ndalojnë regjistrimin e emrave në trajtën e shquar, apo shkurtime të
emrave të vendeve, qyteteve, rajoneve gjeografike, organizatave ndërkombëtare, organizatave
fetare dhe institucioneve shtetërore dhe të qeverisjes vendore, pa shtuar një element me
karakter dallues. Po kështu, nuk lejohet regjistrimi i emrave që janë në kundërshtim me rendin
publik (“domethënë, emra që nxisin ose përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose
etnike, dhunën, emra që mund prishin ekuilibrin shoqëror, që garanton dhe mbron tërësinë e të
drejtave dhe lirive themelore të njeriut, pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e tij territoriale,
drejtësinë shoqërore, rendin kushtetues, pluralizmin, identitetin kombëtar, trashëgiminë
kombëtare, bashkëjetesën fetare dhe etnike, si edhe emra që bien në kundërshtim me rendin
publik, në çdo kuptim tjetër që mund t’i jepet këtij termi nga legjislacioni në fuqi”), që bien në
kundërshtim me moralin publik (“kuptuar si tërësia e vlerave morale dhe shoqërore të popullit
shqiptar, të respektit ndaj dinjitetit njerëzor e familjes, emra me karakter fyes e të turpshëm, si
edhe emra, që bien në kundërshtim me moralin publik, në çdo kuptim tjetër, që mund t’i jepet
këtij termi nga legjislacioni në fuqi”), dhe që bien në kundërshtim me dispozita urdhëruese
ligjore. VKM-ja parashikon të njëjtat kufizime për emërtimet tregtare. Natyra e përgjithshme
e shumicës së këtyre kufizimeve i jep një liri të gjerë zgjedhjeje QKB-së dhe jurisprudencës
përkatëse për përcaktimin e kufizimeve të tyre.
5. VKM-ja për emërtimet përcakton procedurat që ndiqen nga QKB-ja për vlerësimin e
emrave dhe emërtimeve. Subjekti i prekur mund ta ankimojë vendimin e QKB-së në rrugë
administrative dhe, në rast dështimi, mund ta ankimojë në rrugë gjyqësore. Për më tepër, çdo
person i interesuar mund të hapë çështje gjyqësore kundër vendimit të QKB-së për shkelje të
kufizimeve ndaj emrave, që parashikohet nga VKM-ja për emërtimet.
6. Emrat mund të përdoren në mënyrën si janë regjistruar dhe të mbrohen nga përdorimi i
padrejtë nga ana e të tjerëve. Në rast konflikti me ligjet për të drejtat e pronësisë intelektuale,
38

