Page 73 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 73

kërkesën formale për regjistrimin e një SHPK-ëje vetëm me një kapital prej 100 lekësh. Kjo
            vërteton  se  shoqëria  mund  të  regjistrohet  me  veprime  burokratike  minimale.  Kur  shoqëria
            tregtare nis faktikisht aktivitetin e vet, ata që marrin pjesë në të duhet të kujdesen që shoqëria
            tregtare të ketë fonde të mjaftueshme për të paguar borxhet brenda afatit. Përndryshe, shoqëria
            tregtare do të ndodhej në situatën e paaftësisë paguese dhe do të mbante përgjegjësi si në bazë
            të  normave të Kodit Civil, ashtu  dhe në bazë të  pikave 4 të  nenit 98 dhe 163 të ligjit për
            shoqëritë tregtare. Sa i takon formulës  së “shumës së nevojshme” për  arritjen e qëllimit të
            shoqërisë,  neni  1076  e  quan  të  mirëqenë  se  vendimi  sa  do  të  ishte  “kapitalizimi  i
            mjaftueshëm”  u  lihet  themeluesve  dhe  administratorëve.  Pra,  këtu  dalin  në  pah  rregullat  e
            “administrimit të arsyeshëm” të neneve 98 dhe 163.

            5.    Këtu  hyn  në  veprim  edhe  neni  16,  pika  1.  Rastet  e  tij  kanë  të  bëjnë,  sidomos,  me
            abuzimin e rëndë ndaj formës së shoqërisë tregtare për qëllime të paligjshme. Kjo shkelje e
            detyrimit  nënkupton  refuzimin  për  të  njohur  rritjen  e  përgjegjësisë  që  parashikohet  nga  e
            drejta për ta përdorur personalitetin juridik dhe përgjegjësinë e kufizuar. Në vend të kësaj,
            synimi  është  që  ky  kuadër  të  përdoret  për  qëllime  të  paligjshme,  për  të  nxjerrë  fitime  të
            padrejta apo për të shkaktuar humbjen e pasurisë së të tretëve. Shlyerja e dëmit në bazë të
            përgjegjësisë së kufizuar dhe personalitetit juridik, në këtë rast, do të krijonte një lloj “çmimi”
            për veprimin abuzues. Mirëpo, mekanizmi i “shpimit të perdes” e pranon që abuzimi ka të
            bëjë me vetë parimet, mbi të cilat mbështetet sistemi i ligjit për shoqëritë tregtare, dhe në
            mënyrë të përshtatshme e kompenson abuzimin duke ia hequr të drejtat dhe avantazhet. Për
            pasojë, kjo nuk ka të bëjë vetëm me administratorët, por edhe me pronarët dhe aksionarët, të
            cilët kanë mundësi t’i dominojnë shoqëritë e përfshira. Por, nga ana tjetër, këtu nënkuptohen
            vetëm këta pronarë dhe aksionarë. Objekt i padive në kuadër të shpimit të vellos nuk mund të
            jetë  një  pronar  apo  aksionar  mesatar,  i  cili  nuk  ka  asnjë  mundësi  për  të  ndikuar  në
            administrimin e shoqërisë tregtare.

            6.    “Abuzimi  ndaj  formës  së  shoqërisë  për  qëllime  të  paligjshme”,  i  parashikuar  në
            shkronjën “a” të pikës 1 të nenit 16, ka një funksion që i përmbledh gjithë rastet: dy rastet e
            tjera janë më shumë shembuj të këtij abuzimi të përgjithshëm ndaj formës (ose “detyrës”). Në
            bazë të standardit të sipërpërmendur të “shpimit të perdes”, gjykatat shqiptare janë të lira të
            njohin edhe raste të tjera që përfshijnë elementin e abuzimit ndaj formës. Pra, listën e nenit
            16, pika 1, e interpretojmë si një listë të hapur, jo si një listë të mbyllur, dhe e konsiderojmë se
            është e përshtatur përmes aplikimit të rregullës së përgjithshme të shprehur në nenin 16, pika
            1, shkronja “a”, referuar parimeve të zbatimit që diskutohen në komentet përpara nenit 14, në
            faqet 46 e në vijim.

            7.    “Trajtimi  i  pasurive  të  shoqërisë  tregtare  si  të  ishin  pasuritë  e  tij/të  saj  personale”
            (pika  1,  shkronja  “b”)  rrjedh  nga  një  grup  klasik  rastesh  që  ka  shtjelluar  jurisprudenca
            gjermane për shpimin e perdes. Këtu argumenti kryesor është se pasuritë e veçuara me ligj të
            shoqërisë tregtare synojnë të parashikojnë detyrimet ndaj kreditorëve të shoqërisë. Ato nuk
            janë  për  disponim  të  lirë  nga  ortakët,  por  janë  të  kushtëzuara  nga  ky  objektiv.  Duhet


                                                                              72
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78