Page 29 - Albanian Yellow Pages ONLINE
P. 29

 ALBANIAN YELLOW PAGES 2019 COMMUNITY INFORMATION PAGES
27
 VEPRIMET KONSULLORE 2.A. Pajisja me leje-kalimi
2.A.1. Pajisja me leje kalimi kërkohet në rastet kur shtetasit shqiptar i ka skad- uar afati i vlefshmërisë së pasaportës dhe dëshiron të udhëtojë për në Shqipëri.
Leja e kalimit shërben vetëm për të shkuar në një drejtim, në Shqipëri, kurse për t’u kthyer në SHBA duhet pasaporta shqiptare, të cilën personi duhet ta nxjerrë në Shqipëri gjatë qëndrimit të tij atje, si dhe Green Card.
Për t’u pajisur me Leje Kalimi, shtetasit duhet të paraqiten personalisht dhe të paraqesin dokumentat e mëposhtme:
-Formular aplikimi për leje kalimi (plotësohet dhe firmoset nga vetë personi në Konsullatë);
-2 fotografi, 4x5 cm, me ngjyra, sfondi i bardhe, pamja ballore
-Pasaporta shqiptare e skaduar;
-Dokument leje qëndrimi amerikane;
-Certifikatë personale (origjinale);
-Money Order me vlerë 45 dollare per: Albanian Consulate
Në rastet kur shtetasit shqiptarë nuk disponojnë asnjë dokument identiteti të vlef- shëm shqiptar, leja e kalimit lëshohet vetëm pasi bëhet verifikimi i identitetit të tyre nga autoritetet në Shqipëri, qoftë edhe kur kjo leje kalimi kerkohet zyrtarisht nga policia e vendit.
2.A.2. Pajisja me leje kalimi për raste vdekje
Në raste vdekjeje dhe kur të afërmit dëshirojnë që trupin e të ndjerit ta përcjellin në atdhe duhet që Zyra Funerale të dërgojë në Konsullatë/ Ambasadë, dokumenta- cionin e mëposhtëm:
-Kërkesë për pajisjen me leje-kalimi të të ndjerit;
-Çertifikatë Vdekjeje të të ndjerit;
-Fotokopje e pasaportës të të ndjerit;
-Vërtetim ku të theksohet se trupi i të ndjerit do të dërgohet në Shqipëri me arkivol të vulosur;
-Deklaratë ku të vërtetohet se vdekja e të ndjerit nuk është shkaktuar nga sëmundje ngjitëse;
SHËRBIME KONSULLORE














































































   27   28   29   30   31