Page 30 - Albanian Yellow Pages ONLINE
P. 30

 28
COMMUNITY INFORMATION PAGES ALBANIAN YELLOW PAGES 2019 Shënim:
Pasi sigurohen të gjithë këto dokumenta leja e kalimit i dërgohet Zyrës Funerale.
2.B. PROKURA TË POSACME
Prokura e Posaçme u lëshohet sipas ligjit shqiptar qytetarëve shqiptarë vetëm në rastet e dhënies së plotfuqishmërisë personave të tretë, të cilët kanë të drejtë të ve- projnë për nxjerrje çertifikatash dhe të gjitha veprimet në gjendjen civile në Shqipëri.
2. B.1. Kur personi që kërkon hartimin e Prokurës është mbi 16 vjeç duhet të paraqesë në Konsullatë/Ambasadë dokumentat e mëposhtme:
-Pasaportën e vjetër dhe kopjen e saj;
-Green Card dhe kopjen e saj (në rast se ka);
-Kopje të patentës me fotografi (driver license), në rast se ka;
-Çertifikatë personale me fotografi;
-Money order në vlerën 20 Euro (pagesa bëhet në dollarë sipas kursit ditor të shkëmbimit në bankë);
-Tarifa e prokurave eshte 20Euro/faqja
Për personin, të cilin qytetari autorizon të veprojë në Shqiperi për
të dhe në emër te tij, ai duhet të paraqesë: fotokopjen e faqes së pasaportës që përmban gjeneralitetet e tij (ose fotokopje të çertifikatës), emrin e babait, emrin e nënës, si dhe adresën e plotë të banimit në Shqipëri.
I interesuari paraqitet personalisht në Konsullatë/Ambasadë për të hartuar Prokurën.
2. B.2. Kur personi për të cilin kërkohet hartimi i Prokurës është nën moshën 16 vjeç, në Konsullatë/Ambasadë, duhet te jenë të pranishëm të dy prindërit, si dhe femija. Të interesuarit paraqesin:
-Çertifikatë personale të fëmijës me fotografi, ose pasaportën e vjetër; Çertifikatë familjare;
-Fotokopje e faqes së pasaportës që përmban gjeneralitetet të personit, i cili autorizohet me Prokurë;
Konsullata/Ambasada nuk harton prokura për kontrata, shitje pasurish, për për- faqësim në çështje gjyqësore, etj. Këto të fundit bëhen me akte noteriale tek një
 SHËRBIME KONSULLORE















































































   28   29   30   31   32