Page 82 - Meditime Kur'anore ..Flutura Gurra
P. 82
Xhuzi 26
Si të hapësh thesarët e Kur'anit
Një nga çelësat e kësaj është:
Përgatitja e zemrës dhe heqjen e kyçeve të saj.
Zemra është ena kryesore dhe dhoma themeluese e meditimit apo të menduarit. Zemra është
mjeti kryesor dhe shtylla mbi të cilën ngrihet meditimi.
ِ
ِ
ِ
ِ ِ
بح لـق هَ ل ناك نمل ىركذَ ل كلذ في نإ
َ
ح
َ
َ َ
َ
ُ
ٌ
ح َ
َ
"Padyshim që në këto, ka përkujtim për atë që ka zemër..." (Kaf/37)
Nëse do që të ndikohesh, të përfitosh apo të meditosh Kur'anin atëherë:
Pastroje zemrën : nga ndjekja e epshit, dëshirave, dhe harameve, sepse këto e infektojnë
dhe e ndotin zemrën. Dhe kuptimet e Kur'anit nuk futen në një zemër të infektuar, as në
atë zemër të angazhuar me harame, e as në atë zemër të mbushur plot kotësi, dëfrime,
mashtrime dhe manipulime. Kurani është nder dhe këto epshe, mashtrime dhe kotësi e
zhveshin njeriun nga ky nder..!
Pastroje zemrën : nga padrejtësia e bërë njerëzve, sepse cipa më e fortë dhe mbulesa më
e trashë që e mbulon zemrën, e nxin dhe e ngurtëson e mbyll dhe e pengon nga meditimi
është zullumi. Padrejtësitë e bërë njerëzve janë kyçet më të fortë për zemrën.
Pastroje zemrën : nga dunjaja dhe qëndro sa më lehtë në të, sepse dunjaja është si fushë
jeshile sa më shumë të ja hapësh derën vetes aq më shumë të tërheq e të
mashtron.Kur'ani nuk i hap dyert e tij atyre zemrave të mbytura në luginat e dunjasë.
125
Allahu i Madhëruar nëse ia do të mirën robit të Tij, ia shkul dunjanë nga zemra.
ِ
ِ
ِ
نورصبـت لافَأ ۚ مُ ك سفـنَأ فيو
ُح
َ
ُ ََ
ح
ح
َ
ُ
"...dhe në vetët tuaja (ka argumente) .. a nuk po i shihni" (Dharijat/21)
126
Ai i cili mediton në krijimin e tij, e kupton se kyçet janë bërë të lëvizshme për adhurim.
“E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet”Dharijat:22
Me mijëra zogj të uritur dalin nga foletë e tyre boshe, pa u bërë merak kurrë për ushqimin e tyre...
Jo se ata e dinë vendin e ushqimit porse ata e dinë Allahun
125 Mexhalis el-mutedebirin
126
Shejkh/ Bender el-Harthi
81

