Page 169 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 169
Mësimi i tridhjetë e katër
┈┉┅━❁✺✿✺❁━┅┉┈
Fjalët e ndara dhe të bashkëngjitura
َ
َ
)لوصوملاّوّعوطقملا)
Ky kapitull është kapitull i cili ka lidhje me qëndrimin në leximin e Kur’anit. Është
kapitull i cili quhet shkenca e shkrimit të Mus’hafit, është shumë i rëndësishëm
për hafizat e Kur’anit sepse ata recitojnë nga memorizimi i tyre, ndryshe për
njerëzit e thjeshtë të cilët vetëm lexojnë nga Mus’hafi çështja është e qartë në të
shkruarit e ajeteve.
Siç kemi thënë në mësimet e mëparshme rregulli bazë në Mus’hafin Othman
është: “Çkaۖështëۖshkruarۖeۖngjiturۖlexohetۖeۖngjiturۖdheۖçkaۖështëۖeۖshkruarۖeۖ
ndarë lexohet e ndarë”
Në librin e Ibn Xhezrit përmenden dy kolonat e poezisë së ibn Xhezrit në këtë
kapitull dhe thotë:
“Dheۖmësoji të shkëputurat dhe të ngjiturat dhe (ت)-në e hapur që ndodhen në
Mus’hafinۖImam.
*Mus’hafi imam është quajtur Mus’hafi të cilin e dërgoi Othman ibn Afan-
radiAllahu anhu- në vendet muslimane pasi u mblodh në një mus’haf dhe dërgoi
me çdo mus’haf në secilin vend nga një hafiz. Këta hafizë nxorrën lajm që kush ka
pjesë nga Kurani të vijë ta paraqesë para Mus’hafit që ata sollën, kush e ka të
saktë ta mbajë e kush e ka të pasaktë ta djegë, prandaj ky mus’haf u quajt
mus’haf el-Imam (Mus’hafi prijës).
Në Kur’an janë disa fjalë të cilat i gjejmë të shkruara herë të shkëputura dhe herë
të bashkëngjitura.
Në esencë të gjitha fjalët shkruhen të ndara, mirëpo ndodh që për arsye të
ndryshme ndonjëherë fjalët të shkruhen të bashkëngjitura, të cilat në këtë rast
169