Page 85 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 85

❀ Mënyra e ndodhjes së trashimit të shkronjës:

                 Në shqiptimin e shkronjave të rënda drejtohet forca e frymës në kupën e qiellzës së
               sipërme e cila përplaset në të. Meqë kjo është e rrumbullakët kur përplaset fryma

               lart kthehet përsëri dhe krijon oshëtimë, gjë e cila bën që zëri të dalë i trashë.
               Pra me trashje të shkronjës kuptojmë, zmadhim të zërit të shkronjës aq sa goja
               mbushet me oshëtimën e saj. Siç duket edhe në foto.








               ❀ Mënyra e ndodhjes së hollimit të shkronjës:

               Në shqiptimin e shkronjës së lehtë, trysnia e frymës drejtohet për në pjesën e
               poshtme të gojës, ku nuk mbushet goja me ajër dhe nuk ndodh oshëtimë, gjë e cila e
               bën që shkronja të dalë e lehtë. Dhe kjo quhet hollim.

               Lidhja mes ngritjes (ءلاعتسلَا  ) dhe trashimit

               Siç e kemi marrë në fillim me fjalën texhuid nënkuptojmë dhënien shkronjës hakun
               dhe mustehakun e saj (të drejtën që ka dhe të drejtën që i takon). E drejta e
               shkronjave të rënda është drejtimi i forcës së frymës drejt kupës së sipërme të gojës
               në shqiptimin e shkronjës. Dhe e drejta që i takon është që këto shkronja të
               shqiptohen të trasha.


               Lidhja që ndodhet mes Uljes (لافتسلإا     ) dhe hollimit.
               Shkronjat e lehta: E drejta e tyre është të drejtohet trysnia e frymës për në pjesën e
               poshtme të gojës. Dhe e drejta që i takon është që këto shkronja të dalin të holla.

               Rregull bazë: Çdo shkronjë e rëndë është e trashë dhe jo çdo shkronjë e lehtë është
               e hollë. Sepse kemi shkronja të lehta të cilat në disa raste janë të trasha. Sikur psh:
                              ر
                                                 ل
                                                                         ا
               shkronja ra. (   ) shkronja lam (   ) dhe shkronja elif (  ) Ose mund të themi edhe
               kështu që: Çdo shkronjë e rëndë është e trashë dhe jo çdo shkronjë e trashë është e
               rëndë.






                                                             85
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90