Page 133 - Nji jete ne mes kosoves
P. 133

130
munduar gjatë aq sa Ziza ka qëndruar e shtrirë në spital. Çkado që do të ndodhte, ai ka qenë i vendosur të vazhdonte rrugën për Amerikë”.
Nuk kishin mbetur shumë ditë për të migruar në vendin e dëshiruar. Meqenëse intervistat kishin marrë fund, një çështje tjetër mbetej e pakryer- vizitat mjekësore. Për të marrë vizën, duhej një kontroll sistematik i mjekut që bëhej në Itali. Nuk ka pasur problem po qe se dikush vuante nga ndonjë sëmundje, por ka pasur telashe dhe nuk mund të udhëtonte nëse ai vuante nga ndonjë sëmundje ngjitëse. Edhe kjo ishte një brengë, duke marrë parasysh kushtet dhe varfërinë në të cilat kishte jetuar Meta, Ziza dhe fëmijët e tyre të vegjël, do të kenë mundur të prekën nga ndonjë epidemi e asaj natyre. Gjatë një kontrollit, Meta iu kishte ankuar mjekut italian se vuante nga reuma dhe një dhembje në ije që nuk e lente të qetë. Mjeku kishte pasur mirësinë dhe zotin Bajraktari e kishte operuar falas. Ky operacion i kishte ndihmuar dhe më nuk kishte pasur problem të kësaj natyre.
Rikthimi i mbiemrit Bajraktari
Politika italiane ndaj emigrantëve në atë kohë ka qenë shumë e kujdeshme dhe e afirmuar. Zyrtarët e Romës i merrnin pasaportat jugosllave dhe,në vend të tyre, u jipnin dokumente italiane në mënyrë që emigrantët ta kishin më lehtë në vendin ku shkonin. Gjatë procesit të paraqitjes së dokumenteve, Meta, me ndihmën e dom Prenk Ndrevashajt, kishte paraqitur edhe kërkesën për ndërrimin e mbiemrit nga Krasniqi në Bajraktari, duke u shpjeguar se familja e tij kishte pasur mbiemër tjetër, por nga politika represive jugosllave ka qenë e shtrënguar të hiqte dorë. Këto autoritete, bashkë me aprovimin e dokumentave tjera, kishin miratuar edhe kërkesën për ndryshimin e mbiemrit nga Krasniqi në Bajraktari.
  





























































































   131   132   133   134   135