Page 131 - Nji jete ne mes kosoves
P. 131

128
për një sukses dhe mbarësi ekonomike. Fjalët e hoxhës nga Prilepi i Deçanit, kur Ziza me nënën e saj kishin qenë tek ai, nuk po i përsëriste askush. Megjithkëtë, Harry i cili që nga fillimi kishte një energji pozitive lidhur me këtë udhëtim koincidonte me prognozuesin. Ka qenë e natyrshme që synimi i kryefamiljarit, Metë Bajraktari të përqëndrohej në fitimin e pak parave sa për të përtrirë jetën në Vranocin e tij, aty ku kishte lindur dhe ishte rritur.
Harry nga kujtimet e tij në rrugë për Amerikë, deri sa ishte në Itali, përmend kremtimin e 28 Nëntorit- Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Nuk do të ishte interesant një përvjetor sikurse të kishin qenë ndryshe rrethanat në Kosovë. Në këtë kohë (1969) Kosovën ende e përcillte hija e muzgut rankoviqian, ndonëse shumë gjera pozitive kishin nisur. Flamuri kombëtar shqiptar ka qenë i ndaluar dhe, për shkak të tij ishin burgosur, rrahur e keqtrajtuar me dhjetëra shqiptarë të trojeve që kishin mbetur nën sundimin e Jugosllavisë. 28 Nëntori as që ka guxuar të përmendej. Pra, pjesëmarrja e familjes Bajraktari në kremtimin e kësaj feste shqiptare në Atina, aty ku po qëndronin, ishte një ngjarje historike.
Atë ditë, në këtë manifestim morën pjesë shumë shqiptarë, ku u fol për historikun e kësaj date dhe me atë rast u kënduan këngë për patriotët e Rilindjes sonë kombëtare. Edh pse fëmijë 12 vjeçar, ky manifestim la gjurmë të pa shlyeshme te ai dhe më vonë do t’i bëhej inspirim për t’ ju kushtuar çështjes së Kosovës, me aktivitetin e tij me kongresmenë, senatorë dhe përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë në Washington.
Duke kujtuar ditët e qëndrimit në Atina, Nurije Bajraktari-Osmani thotë: “Atina ishte një vend me një peisazh të bukur. Unë me motrat e mia dhe me Harry-n shoqëroheshim edhe me fëmijët italianë. Shpeshherë shkonim edhe nëpër shtëpitë e tyre. Na pritnin shumë mirë dhe na respektonin. Për katër pesë muaj e mësuam gjuhën dhe lirshëm komunikonim në italishte. Kur erdhi koha e vjeljes së pemëve, sidomos e rrushit, ne fëmijët u angazhuam në këtë punë, jo për ndonjë përfitim, sa për të kaluar kohën. Në fund të ditës pronarët na jipnin rrush, të cilin e dërgonim në shtëpi te prindërit tanë. Këtë punë e bënim me qejf. Familjet italiane na jipnin edhe rroba. Kështu, krijuam përshtypje shumë të mirë për njerëzit e asaj qyteze.
  





























































































   129   130   131   132   133