Page 130 - Nji jete ne mes kosoves
P. 130

127
  VIZITA E HALIL GECIT NË ATINA- NJË NGJARJE QË S’ HARROHET
Familja Bajraktari kishte bërë katër muaj të qëndrimit në Itali, përkatësisht në qytezën Atina. Pas tërë asaj stuhie që kishte përballuar në Kosovë, tash ishte qetësuar, me përjashtim të Zizës, e cila nuk qe pajtuar dhe nuk pajtohej me këtë rrugë. Në një kohë kur malli për
Vranocin dhe Kosovën po shtohej, për të afërmit, kushërinjtë e shokët, për të gjithë ata që kishin lënë prapa, një ditë , befas pa pritur e menduar, ia behu Halil Geci, i vëllai i Zizës. Harry lidhur me këtë vizitë në Atina të Italisë thotë: “Kjo ka qenë vizita më e gëzueshme në familjen tonë dhe si e tillë kurrë nuk do të harrohet. Ka qenë vizita që ka shëruar dhe qetësuar nënën. Kur e mendoj sot këtë, pas kaq vjetësh, habitem se si daja im nga Lluka e Ulët, pa shkollë, duke marrë me veti gjithçka prej ushqimeve, ishte nisur në atë rrugë të gjatë, pa dalur ndonjëherë tjetër jashtë Kosovës. Ishte
ky një udhëtim i vështirë, duke ndërruar trena e autobusë, pa ditur gjuhë dhe rrugë. Kishte sjellë me veti të gjitha llojet e ushqimit tonë tradicional: mish të terur, suxhuk,
djathë, kos e ushqime të tjera”.
Halil Geci, duke biseduar me motrën e tij Zizën- ndikoi që, pak a
shumë, kjo të ndërronte bindjen fikse lidhur me vendimin që kishte marrë shoqi i saj. Pas pak ditësh, Halili u kthye për Kosovë, por te Ziza ngjalli një ndjenjë otimizmi- ndjenjën e shpresës, se ajo s’ ishte e humbur. Më nuk i dukej vetja se ishte aq larg. Tash, familja Bajraktari po hynte në një rrugë të procesit të zgjedhjes së fatit të saj. Sa më shumë që po afrohej koha e nisjes për në SHBA, aq më shumë po rriteshin shpresat
 Halil Geci, Llukë e Ulët.


























































































   128   129   130   131   132