Page 129 - Nji jete ne mes kosoves
P. 129

126
  KONTAKTET ME IMIGRACIONIN SHQIPTAR NË ITALI
Në Itali, Metë Bajraktari njihet me shumë shqiptarë të tjerë, të cilët, gjithashtu, pritnin të niseshin për Amerikë, apo punonin përkohësisht aty.” Gjatë intervistës që bëmë në Ambasadën amerikane në Itali, Gjon Buçaj ka qenë përkthyes për familjen tonë”, thekson Harry. Buçaj ishte emigrant nga Shqipëria, i cili kishte ikur nga dhuna e regjimit të atëhershëm komunist. Një kohë kishte jetuar në Kosovë. Tash jeton në SHBA dhe ka profesion mjeku. Po në në Itali, Meta takon edhe Ndue Qerimin, i cili më parë i kishte ndihmuar të vente lidhjet me Dom Prenk Ndrevashajn. Ai në Romë kishte takuar edhe Sali Nezajn, me të cilin, më vonë, në Amerikë do të jenë në shoqëri dhe miqësi të përhershme.
Në qytezë njihet edhe me familjen e Pashk Zef Kolajt të fshatit Budisalc të komunës së Klinës, e cila kishte pesë fëmijë: Ndue, Gjon, Pal, Gjergj dhe Zoje- Kolajn. Pashku kishte edhe gruan Roza dhe të vëllain Pjetrin. Në kohën e vjeljes së pemëve- këtu angazhoheshin edhe disa shqiptarë. Një ditë fatkeqe, ndërsa babai i fëmijëve, Pashku po vjelte një trup molle, rrëshqet dhe bie i vdekur në tokë. “U shqetësuam shumë për këtë tragjedi që i ndodhi kësaj familje nga Budisalci i Klinës. Ka qenë një ditë e keqe. Të gjithë shkuam në vendin e ngjarjes. Na dhimbseshin fëmijët, ishin të vegjël që, gjithashtu, kanë qenë në pritje për Amerikë. Në varrimin e tij morën pjesë shumë vetë. Mora pjesë edhe unë”, kujton ngjarjen Harry.
Fëmijët e të ndjerit Pashk Kolajt, me nënën e tyre Rozën, pak kohë pas familjes Bajraktari, kishin arritur në Amerikë. Këta fëmijë në këtë vend i ndoqi një fat tjetër. Filluan me piceri dhe u bënë të njohur për shumë shtete të Amerikës dhe të kontinenteve të tjera me firmën “Famiglia Pizzeria”.






























































































   127   128   129   130   131