Page 127 - Nji jete ne mes kosoves
P. 127

124
Në një dhomë të rregulluar mirë në shtëpinë e Ali Mukit, kishin fjetur dhe pushuar. Fëmijët e Metë Bajraktarit aty kishin gjetur mjaft moshatarë të vet për të kaluar kohën. Ishte një qytezë e bukur, ku çdo gjë ishte me bollëk.
Ata ia dorëzuan letrën e Musli Mulosmanajt që ia kishte dërguar nga New York-u. Në letër kishte qenë edhe ndihma e parë nga kjo familje me vlerë prej 300 dollarësh. Po në këtë kohë, siç tregon Harry, pas qëndrimit 5 ditësh te Ali Muki, kishin gjetur një dhomë ku po fillonin të jetonin në banesën e tyre. Me të holla që i kishte dërguar familja Mulosmanaj, kishin blerë tre shtretër, ushqime dhe ishin qetësuar. “Babai tash e ndjente veten tjetër sikur të ishte liruar nga një barrë e rëndë depresive që i rrinte varur në qafë”.
Litafetja, gjatë qëndrimit në Itali para nisjes për Amerikë, 1969.
  Edhe pse ishte vonë, atë natë te Ali Muki erdhën disa vetë për të përshëndetur dhe për t’i uruar sukses familjes Bajraktari. Në fakt, Metën ata e njihnin më parë nga qëndrimi i tij në atë vend. Erdhi edhe Ahmet Çelaj, i cili në një rast të vështirë ju kishte gjendur Bajraktarit.
 





























































































   125   126   127   128   129