Page 126 - Nji jete ne mes kosoves
P. 126

123
Mulosmanajt kishin mbajtur më shumë se 30 familje. Pra, kjo formë e shkuarjes për Amerikë dallonte nga ajo e kampeve. Në këtë qytezë shqiptarët bënin një jetë pa brenga. Solidarizimi me njëri -tjetrin bënte që në mënyrë të qetë të prisnin ditën kur do të niseshin për Amerikë.
BUJARIA E ALI MUKIT- BALIDEMAJAT
Ali Muki, vinte nga rajoni i Plavë-Gucisë, nga fshati Martinaj. Ishte një burrë me zemër të madhe, me një virtyt të rrallë burrërie dhe buzëqeshje të ëmbël. Kur vërejti se familja Bajraktari po trokiste në dyer të shtëpisë së tij , të cilën e mbante me qira- bëri gjithçka që kjo të ndihej e lirë dhe e qetë.
Harry sot flet me respekt të lartë për këtë familje, ndaj Ali Mukit të ndjerë dhe shoqes së tij, zonjes Hajrie, për të cilën ruan kujtime të paharrueshme. “Posa hymë brenda dhe pasi na dëshiroi mirëseardhje, kjo zonjë na përgatiti darkë, edhepse ishte natë e vonë. Ishim shumë të lodhur dhe të dërmuar nga rruga përplot shqetësime. Ajo dëshironte të fliste me nënën time, por edhe përkundër kohës që kishte kaluar nga Vranoci deri në atë vend, nuk ju kishte hequr nervoza. Ajo vazhdonte heshtjen në shenjë proteste. Hajria i tha: “Kjo punë ka përfunduar. Tash mendo një jetë tjetër prej asaj që ke pasur. Të gjithëve na është dhimbsur vendi. Këtë nuk e kemi bërë për qejf, por për zor”, thoshte ajo.
Kur ishin nisur nga Vranoci, Meta i kishte thënë shoqes së tij se nuk mund të udhëtonte me veshje tradicionale të bartur në Dukagjin, për shkak se ajo binte në sy. Ishte rrugë e gjatë dhe duhej kaluar kufij të shteteve. Nuk e kishte pranuar porosinë e burrit. Kishte veshur një si pallto të gjatë dhe një shami të zezë, në vend të së bardhës. E luti zonja e shtëpisë ta hiqte, por Ziza nuk deshi, ende mbante inat.
Duke kujtuar ato ditë, Harry thotë se kjo ka qenë një ndër mikpritjet më të mira në jetën e tij, bashkë me mikpritjen që, më vonë, do t’ u organizohej nga familja Mulosmaj në New York. Ali Muki- Balidemaj dhe zonja e tij Hajria kishin pesë fëmijë. Në mesin e tyre, më i rrituri ishte Demë Balidemaj që më vonë në New York do të mirrej me biznesin e restoranteve. I njohur ka qenë restoranti i tij “Debal Gardens” në Brooklyn.
  



























































































   124   125   126   127   128