Page 124 - Nji jete ne mes kosoves
P. 124

121
  E MBARA NISI NË ITALI
Pasi Meta kaloi kufirin u qetësua dhe iu lut Zotit për mirësinë që kishte pasur. Kur treni u nis furishëm nga stacioni, ai tha se tashmë ishin të sigurt.
Harry, qysh kur kishte qenë në Vranoc , kishte mësuar orientimin me hartë. Ai, duke këqyrë në një të tillë, kishte vërejtur se edhe një shtet tjetër duhej të kalohej për të dalë në Gjermani. I kishte thënë babait se tash e kemi vetëm edhe një shtet. Ai iu kishte përgjegjur se më nuk kishin asnjë tjetër, ndërsa do të ndaleshin në Itali për një kohë. Meta i kishte thënë Harry-t se për këtë çështje do të flisnin më vonë. E tërë kjo bisedë zhvillohej jashtë kupesë së trenit, në korridor. Shkuarjen për Amerikë, Meta e mbante edhe më tej sekret për shkak se bashkëshortja e tij nuk ishte pajtuar ta lëshonte Kosovën. Amerika, në vitet e 70-ta konsiderohej një vend i largët, ndërsa familjet që shkonin atje, të humbura. Kjo ishte arsyeja që Metë Bajraktari nuk i kishte folur askujt në Vranoc, përveç Qerimit kur ishte ndarë nga ai në Beograd.
Harry pasi hyn në kupe, motrave dhe nënës u tregon se babai i kishte thënë se po ndaleshin në Itali dhe s’po vazhdonin rrugën më tej. Posa kishte dëgjuar këto fjalë Ziza e revoltuar lidhur me këtë thotë: “Babain tuaj e vraftë zoti me Gjermani e Itali”. Natyrisht, ishte vështirë të merrej bota në sy në kushte dhe rrethana të tilla. Çdo gjë duhet matur me kohën.
Mendimi se tash ata po shkonin në Gjermani, ishte shumë i dyshimtë. Kjo çështje ishte mjegulluar. Më nuk po dinin se ku do të përfundonte kjo rrugë. Ata po prisnin se kur Meta do t’u tregonte të vërtetën.
Treni shkonte shpejt duke lënë prapa një vijë të hollë tymi. Një rrugë e mahnitshme për Harry-n dhe motrat e tij. Para tyre shfaqej çdo gjë e re: tunelet e gjata, fushat, lumenjtë, qytetet me një arkitekturë të vjetër




























































































   122   123   124   125   126