Page 125 - Nji jete ne mes kosoves
P. 125

122
romake, me rrugë të ngushta e të mbrojtura, përmendore për heronj, filozofë, poetë, shkrimtarë, muzikantë etj. Kur treni po i afrohej qytetit të lashtë Romës, Meta u kishte thënë se tani do të duhej të bëheshin gati për të zbritur. Ata po hynin në një etapë tjetër të jetës.
“Në stacionin hekurudhor të Romës arritëm pasdreke. Ishte një ditë e nxehtë qershori. Po shihja aq shumë njerëz sa fitohej përshtypja se e tërë një botë ishte grumbulluar aty. Njerëz lëviznin në drejtime të ndryshme, secili pas punëve të veta. I vështirë ishte orientimi, sidomos për ata që nuk dinin gjuhë të huaj.
Meta i çon në një ulëse të stacionit që aty të prisnin derisa të kryente disa punë.
“Babai na bleu banane. Këtë lloj peme të vendeve tropikale po e shijoja për herë të parë. Më pëlqeu për së tepërmi dhe e falënderova tim at”, thotë Nurija.
Meta, ndërkohë, atë ditë, ishte takuar me përfaqësuesin e emigracionit shqiptar për Amerikë, Dom Prenk Ndrevashajn dhe i kishte treguar problemet që kishte pasur lidhur me vonesën e tij. Pas gjashtë orësh, më në fund, ishte kthyer në stacion te familja. Kjo ishte një pritje e gjatë, por jo e mërzitshme.
Meqenëse nuk kishin lidhje të drejpërdrejtë me qytezën Atina, ata kishin nxjerrë biletat e autobusit deri në Frosinane. Udhëtimi me autobus zgjaste rreth 4 orë. Tashmë kishte rënë terri. Nga ky vend për në Atina nuk kishte autobus . Siç thotë Harry, babai doli për të gjetur një taksi por kishte shumë problem se nuk ka pasur adresë ku duhej të shkonim në atë qytezë dhe, në anën tjetër, nuk mund të komunikonte aspak në gjuhën italiane. Pas një kohe, përkundër këtyre vështirësive, Meta kishte sjellë taksistin me të cilin kishin udhëtuar deri në Atina. Ora ishte dhjetë e natës. Të lodhur dhe të rraskapitur pas një udhëtimi të gjatë e të mundimshëm arrijnë mysafirë në shtëpinë e Ali Mukit (Balidemajt).
Ali Muki rrinte në një shtëpi me qira sikurse edhe shumë familje të tjera shqiptare që pritnin të emigronin për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një i afërm i tij që ishte në New York, i dërgonte për çdo muaj rreth 300 dollarë dhe me ato para paguante ushqimin dhe shpenzimet e qëndrimit në Itali. Në këtë qytezë nuk kishte kamp të refugjatëve. Këta financonin vetëveten nëpërmjet miqve dhe të të njohurëve të tyre.
  


























































































   123   124   125   126   127