Page 238 - Nji jete ne mes kosoves
P. 238

235
shpërndahej gratis senatorëve, kongresistëve dhe autoriteteve të tjera në Shtëpinë e Bardhë, anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe ambasadorëve të vendeve të ndryshem të akredituar në Washington dhe në New York. Duke botuar dokumente e fakte mbi dhunën serbe e jugosllave kundër shqiptarëve në Kosovë, u gjet forma më efikase për sensibilizimin e çështjes së Kosovës në përmasa ndërkombëtare, sidomos në Washington.
Illyria që në fillim mori një pjesë të barrës për të nxjerrë Kosovën në sipërfaqe nga bllokada serbo-jugosllave. Kjo meritë u takon, botuesve Harry Bajraktarit e Rrustem Gecit të cilët investuan rreth këtij projekti të rëndësishëm për politikën dhe kulturën shqiptare. Illyria të përkujton “Diellin” e Bostonit, kur ai ishte në zenitin më të madh të tij.
Gazeta shpërndahej gjithandej ku jetonin shqiptarët në SHBA. Me rastin e organizimit të demonstratave në Washington apo në New York, pranë Kombeve të Bashkuara për çështje të Kosovës, gazeta shpërndahej falas për të gjithë demonstruesit shqiptarë. Ka ndodhur që për këso rastesh të jenë shtypur edhe 10 mijë copë.
Gazeta Illyria që në fillim u përkrah nga disa kongresmenë, senatorë e personalitete të tjera të SHBA. Në mesin e këtyre personaliteteve ka qenë edhe senatori shumë i fuqishëm, Bob Dole, pastaj Kongresmeni Eliot Engel, i cili përkrahu pandërprerë çështjen shqiptare, sidomos zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Në këtë libër kalimthi prekem vetëm disa segmente, ndërkohë që për rolin dhe rëndësinë që pat kjo gazetë në një kohë të caktuar në lëvizjen kombëtare, sidomos për Kosovën, duhet të shkruhen faqe të tëra.
 




























































































   236   237   238   239   240