Page 237 - Nji jete ne mes kosoves
P. 237

234
          ***
* Ngjarjet dramatike në vitet e 90-ta në Kosovë dhe në Shqipëri përcilleshin me një interesim të jashtëzakonshëm nga komuniteti shqiptar i Amerikës. Në New York ekzistonin disa radio lokale, por ato nuk kishin frekuencë të madhe të dëgjoheshin në shumë pjesë ku jetonin shqiptarët. Pra, në këtë kohë të stuhishme, shqiptarëve të Amerikës iu duhej një gazetë përmjet se cilës do të përcillej zhvillimi i ngjarjeve në atdhe dhe njëherësh do t’ u shërbente atyre për artikulimin e kërkesave lidhur me zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe demokratizimin e Shqipërisë. Ajo që ishte kryesore, problemi i Kosovës duhej të dilte në arenën ndërkombëtare, sidomos në qarqet politike të Washingtonit.
Për realizimin e një projekti të tillë kombëtar me përmasa kaq të gjera, Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj, vendosën ta nxirrnin gazetën ILLYRIA në gjuhën shqipe dhe angleze. Që në fillim synohej të arriheshin dy qëllime: nxjerrja e problemit të Kosovës në Washington dhe demokratizimi i Shqipërisë, e cila kishte përjetuar të gjitha tmerret e komunizmit për 50 vjet.
Nuk ishte lehtë në vitet e 90-ta të thyhej propaganda Jugosllave për Kosovën. Me këtë ajo- kishte bindur vendet perëndimore se shqiptarët në Jugosllavi i gëzonin të gjitha të drejtat politike dhe njerëzore. Që të bindej perëndimi në të kundërten, duhej një aktivitet i koordinuar, jo vetëm me kontakte e biseda, por edhe përmjet shkrimeve në gjuhën angleze. Nga ky këndvështrim duhet parë rëndësinë e shumëfishtë të gazetës ILLYRIA , e cila në këtë kohë ka luajtur rol të jashtëzakonshëm. Për këtë qëllim ajo ju






























































































   235   236   237   238   239