Page 235 - Nji jete ne mes kosoves
P. 235

232
Harry, duke folur për këtë ndjeshmëri të babait të tij thotë: “Kushdo që ka qenë mysafir i yni, e të tillë ka pasur shumë, ai shqetësohej. Një frikë më të madhe e ka pasur për Dr. Rugovën dhe Dr. Bukoshin sepse në kohën e veprimit të tyre në Amerikë, ka pasur shumë agjentë jugosllavë. Ndonjë e ligë që do të mund të ndodhte me ta, meqë isha në përcjellje të tyre, do të thoshin njerëzit se në këtë aksident, apo incident ka qenë e inkuadruar familja jonë. Mu për këtë gjatë pritjes dhe përcjelljes së tyre në aeroport, kemi pasur shumë kujdes, madje që të mos ndodhë asnjë gjë e vogël me ta. Disa herë kam udhëtuar për Washington me presidentin Rugova, kryeministrin Bukoshi, me njerëz të tjerë të shumtë nga Kosova dhe Shqipëria, ku ata takoheshin me senatorë, kongresistë e përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë. Babai im derisa kthehesha në shtëpi e ndjente veten tepër të shqetësuar, sidomos kur me binte të qëndroja me ta ndonjë natë në Washington. Ka pasur një frikë që nuk mund ta marrësh me mend” thotë Harry.
Në një rast kur e përcolla Dr. Ibrahim Rugovën në aeroportin “ Kennedy,” Dr. Alush Gashi më pat bërë pyetje:” Më shumë po gëzohesh kur po vijmë apo kur po largohemi?”. I thashë kur po ikni se jeni bërë problem të mbaheni, gjithnjë duke pasur parasysh frikën që kishte babai. Ndërsa presidenti Rugova që dëgjoi fjalët e mia, u përgjegj ” Harry, mos ke frikë se për çështjen e Kosovës jemi të gjithë bashkë”.
Duke rikujtuar aktivitetin e tij gjatë viteve të 90-ta dhe më vonë, Harry shprehet tejet i kënaqur që për 20 vjet që është në veprim të përbashkët me udhëheqjen e Kosovës dhe Shqipërisë, të mos ketë ndodhur, madje asnjë incident i vogël. “Kjo më bën aq më tepër të lumtur, sepse babai im i ndjerë ka jetuar me frikën se mos po ndodhte diçka, ndërsa familjes sonë do t’i vëhej një dankë shumë e keqe, pa marrë parasysh pafajësinë. Njerëzit do të flisnin, kështu, apo ashtu...?!
  






























































































   233   234   235   236   237