Page 234 - Nji jete ne mes kosoves
P. 234

231
kjo redaksi i pat ndihmuar të vinte në Amerikë për të plotësuar shënimet rreth monografisë për Faik Konicën.
Redaksinë e gazetës Illyria e vizituan edhe shumë artistë, si këngëtarë të afirmuar, aktorë filmi e teatri, skulptorë, baletanë dhe njerëz të profesioneve të tjera të artit dhe të shkencës. Në shtëpinë e Metë e Harry Bajraktarit në Armonk dhe në redaksinë e gazetës Illyria në Bronx, kaloi një pjesë e madhe e elitës intelektuale e politike shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia , Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Pra, kjo shtëpi ishte shndërruar në një kuvend të madh kombëtar, ku bisedohej për problemin e Kosovës dhe përgjithsisht për çështjen shqiptare.
Metë Bajraktari, për çdo ditë nga Westchester-i, ku banonte, 25 mila larg vinte në redaksinë e gazetës Illyria për t’ u informuar mbi gjendjen në Kosovë. Gjithashtu, ka pasur rast t’i takonte dhe të bisedonte me të gjithë ata njerëz që vizituan redaksinë.
Në një rast më pat thënë: “Rrugën Armnok- Bronx po e bëj për çdo ditë me vullnet të madh (25 mila larg) sepse në gazetën Illyria, po informohem për të gjitha ngjarjet që po ndodhin në Kosovë”. Në vitet e 90-ta, nuk kishte internet dhe nuk botohej asnjë gazetë tjetër në gjuhën shqipe në New York, pos gazetës Illyria* që filloi të dalë më 21 qershor 1991.
Lidhur me qëndrimin e udhëheqësve shtetërorë e partiakë nga Kosova dhe Shqipëria në shtëpinë e Bajraktarit në Armonk, Harry apostrofon fjalët e babait të tij: “Biri im, ke kujdes me këta njerëz se po na ndodhi diçka e keqe, të tjerët do të thonë se Serbia i ka paguar këta për një gjë të ligë”.
“Në vitin 1990, në përfundim të muajit shtator, Dr. Ibrahim Rugova ka ndejtur dy ditë në shtëpinë tonë. Në një çast rreth orës katër të mëngjesit e gjeta tim at zgjuar.
E pyeta pse nuk po flinte?
Ai m’u përgjegj:” Kam frikë se mos po ndodh diçka me mysafirin
tonë, ndërkohë që ujët e detit nuk do të na laj. Do të thonë këta janë të paguar nga Serbia.” Meta ishte një njeri i traditës që respektonte me saktësi normat e Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe fakti që ai frikësohej, është krejt e natyrshme. “Në dorën tonë nuk bën të ndodhë asgjë“, thoshte ai.
  
























































































   232   233   234   235   236