Page 232 - Nji jete ne mes kosoves
P. 232

229
Babain tim, e thërriste baca Metë, ndërsa Musli Mulosmanajn, Mulosman. Ka pasur një respekt të posaçëm për më të vjetrit.
Në bisedë me Metën, siç thotë Harry, Dr. Rugova e pyeste atë për disa figura të rëndësishme kombëtare që për shkak të rrethanave politike jetuan një kohë në Amerikë, si për Xhafer Devën, Abaz Kupin, Mehmet Agë Rashkocin etj. Ai kishte lexuar dhe njihte mirë veprimtarinë e tyre patriotike, por nuk kishte informacione se në çfarë rrethanash sociale kishin bërë jetë në New York, dhe qytete të tjera në SHBA. Interesimi i presidentit Rugova për grupin e nacionalistëve shqiptarë që ishin ndjekur nga regjimi i Enver Hoxhës dhe të tjerëve nga viset e pushtuara shqiptare nga Jugosllavia, lidhej me një periudhë shumë dramatike (1945) nëpër të cilën kishte kaluar populli shqiptar. Mu në këtë periudhë atij iu kishte pushkatuar nga serbët i ati dhe gjyshi.
Për të fundit herë kur ka qenë në Amerikë, presidenti Rugova pas luftës së Kosovës, unë dhe Rrustem Gecaj, organizuam një darkë solemne për të. Darka u shtrua në një anije shetitëse nëpër ujërat e oqeanit, morën pjesë mbi 100 shqiptarë dhe amerikanë. Kjo ka qenë vizita e mbramë e tij në Amerikë.
Në shtëpinë në Armonk ka qenë për vizitë shumë herë ish kryeministri i Kosovës Dr.Bujar Bukoshi. Në dimrin e vitit 1992, zoti Bukoshi pas vizitës në Washington erdhi edhe në redaksinë e gazetës ILLYRIA për ta bërë publike bisedën që kishte pasur me disa nga personalitetet e Shtëpisë së Bardhë. Nga redaksia, i shoqëruar me Dr. Abdyl Krasniqin, shkon për darkë në shtëpinë e Metë dhe Harry Bajraktarit. Në at darkë kanë qenë edhe gazetarët e Illyrias, pastaj Xhim Xhema, vëllezërit Osmani, dhe disa njerëz të tjerë të komunitetit që në atë kohë nuk i njihesha(shënim imi). Tërë biseda që u zhvillua kishte të bënte se a do të duhej të merrnin pjesë ushtarët shqiptarë në luftën e Kroacisë dhe ndihma që duhej ofruar ushtarëve shqiptarë që braktisnin armatën jugosllave. Kishte mendime se a ishte koha të hapej fronti i luftës në Kosovë, pas një interviste që e pat dhënë, Tomë Berisha, kryetar i degës së Lidhjes Demokratike për Kroaci. Ngjarjet ishin shumë të shpejta, kurse gjykimi për to ka qenë i vështirë.
Në shtëpinë e Metë dhe Harry Bajraktarit ka qenë Akademik Mark Krasniqi, Dr. Fehmi Agani, Dr. Alush Gashi, Nevzat Halili, Dr.Fatmir Sejdiu, Mehmet Bardhi dhe personalitete të tjera politike e shkkencore
  




























































































   230   231   232   233   234