Page 231 - Nji jete ne mes kosoves
P. 231

228
  SHTËPIA E BAJRAKTARIT NË ARMONK- NJË SELI DIPLOMATIKE PËR
FORCIMIN E LIDHJEVE SHQIPTARO- AMERIKANE DHE AFIRMIMIN E ÇËSHTJES SË KOSOVËS
Vetëm dy vjet pasi Meta dhe Harry kishin blerë shtëpinë në Armonk, Westchester, ajo po shndërrohej në një kuvend shqiptar, ku do të kalojnë shumë politikanë, diplomatë, intelektualë dhe njerëz të profesioneve të ndryshme nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Ishte ky viti 1990 kur lidhjet e shqiptarëve me Amerikën po vënin themel, ndërsa çështja e Kosovës po dilte nga një letargji e thellë. Në këto takime, në Armonk, kishte edhe kongresmenë e senatorë amerikanë. Disa muaj më parë në Washington DC, një grup prej 20 intelektualësh kishte dëshmuar mbi dhunën serbe në Kosovë. Kjo konsiderohej fitorja e parë në fushën diplomatike kundër grupit serb që u printe akademiku ultranacionalist, Dobrica Qosiq.
Ka qenë koha e nisjes së diplomacisë shqiptare drejt Amerikës. Politika dhe diplomacia shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, zgjidhjen e problemit të tyre e shihte nëpërmjet Washingtonit. Këto lidhje që po forcoheshin falë aktivitetit të shqiptarëve të Amerikës, bënë që problemi më i madh, çështja e Kosovës, të nxirrej nga izolimi që serbët e kishin mbajtur për 100 vjet. Mu në këtë kohë u formua Lobi Shqiptaro- Amerikan, LDK-ja, e më vonë edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro -Amerikan dhe shoqata e organizata të tjera.
Siç thotë Harry që nga viti 1990 e deri në vitin 1998 kur ka ardhur presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në Washington apo New York, gjithherë është kthyer në shtëpinë tonë në Armnok. Sipas kohës, herë ka ndejtur më shumë e herë më pak, por gjithherë është kthyer. Zotin Rugova nuk e kemi njohur para vitit 1990, thotë Harry. Mirëpo, me ardhjen e tij në Amerikë për çështje të Kosovës, bëmë një miqësi me të.





























































































   229   230   231   232   233