Page 229 - Nji jete ne mes kosoves
P. 229

226
të Deçanit, formuan Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë. Shumë njerëzve u kujtohen tubimet te Verrat e Llukës në Deçan, në Strezovc të Dardanës, në Bubavec të Malishevës, në Prishtinë dhe kudo tjetër në Kosovë. Kontributi i kësaj Lëvizjej në krye me Anton Çettën dhe bashkëveprimtarët e tij si Akademik Mark Krasniqi, Zekeria Cana, Ramiz Kelmendi, Dom Lush Gjergji, Kajtaz Rrecaj etj. ka qenë historik, sepse shumë familje të armiqësuara u pajtuan dhe, në anën tjetër, ky aksion ndikoi dukshëm në homogjenizimin e shqiptarëve kundër politikës fashiste serbe.
Profesor Anton Çetta , me bashkëpunëtorët e tij ka bërë pajtimin e gjaqeve edhe në Amerikë, në Gjermani, në Zvicër, pra në këto vende ku jetojnë e punojnë shqiptarët, ku gjaqet ose janë bërë aty, ose janë bartur nga trojet tona prej nga kanë shkuar në ato vende.
Me inisiativen e Shoqatës “ Shpresa” në SHBA në krye të se cilës ka qenë Besim Malota me disa bashkatdhetarë të tjerë, një grup intelektualësh i pajtimit të gjaqeve nga Kosova erdhen në New York (20 korrik- 14 gusht 1990). Grupi i intelektualëve, apo si u quajtën ndryshe nga shqiptarët e Amerikës “krushqit e pajtimit”, përbëhej nga profesor Anton Çetta, akademik Mark Krasniqi, shkrimtarët Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli dhe Dr. Agim Vinca, avokatët Bajram13 e Nekibe Kelmendi, mjeku Mustafë Ademaj, ish delegati i Kuvendit të Kosovës Riza Lluka, imami i xhamisë së Bubavecit, mulla Xhevat Kryeziu, Adem Beqiri e Mustafë Radoniqi, kryetari i Degës së Shoqatës Bamirëse “ Nënë Tereze” të Zagrebit, Simon Kuzhnini etj. Ky grup u prit dhe u përshëndet në mënyrë solemne në aeroportin “Kennedy” të New York- ut nga një numër i shqiptaro-amerikanëve.
Metë dhe Harry Bajraktari për nder të qëndrimit të grupit të pajtimit të gjaqeve në SHBA, në shtëpinë e tyre në Armonk, Westchester organizuan një solemnitet, ku për ta dhe shumë mysafirë të tjerë shtruan një darkë, në të cilën merrnin pjesë rreth 100 veta në mesin e tyre edhe amerikanë. Ishin të pranishëm intelektualë, politikanë, biznesmenë, përfaqësues të shoqatave dhe asocioacioneve të ndryshme shqiptare. Në këtë darkë folën Anton Çetta, Mark Krasniqi, Harry dhe Mon Bajraktari, Bajram Kelmendi, Jusuf Ferizi etj. Profesor Anton Çetta tha se familjet shqiptare duhet të ndjekin rrugën paqësore në mes veti, e jo atë të konflikteve dhe ngatërresave.” Njeriu që fal e ndihmon Zoti”,
  





























































































   227   228   229   230   231