Page 230 - Nji jete ne mes kosoves
P. 230

227
thoshte ai. Për njëzet e sa ditë të qëndrimit në Amerikë, u pajtuan 12 gjaqe, 2 plagosje dhe 28 ngatërresa.
Në këtë darkë ishte ftuar edhe një grup i gazetarëve të Radio Televizionit të Prishtinës, i cili në atë kohë po qëndronte në New York. Ky grup pas mbylljes së dhunshme të RTV-së nga pushtusi serb, kishte bërë grevë urie në disa metropole botërore për t’ i treguar botës se Serbia po shkelte të drejtat politike e kombëtare të shqiptarëve në mënyrë frontale. Grupi i përbërë nga gazetarët: Jusuf Ferizi, Ali Alaj, Lekë Musolli, Selim Arifi dhe linguisti Dr. Skënder Gashi, kishte mbajtur grevë urie edhe pranë Kombeve të Bashkuara.
Metë Bjaraktari e organizoi këtë pritje edhe në shenjë të nderimit të Musli Bajraktarit, babait të tij, që njihej për pajtimin e shumë gjaqeve në Lug të Baranit e më gjerë.
Siç thotë Harry, ky gazmend u shoqërua me këngë folklorike të Bajrush Dodës e këngtarëve të tjerë shqiptarë nga komuniteti. Me atë rast, u krijua një ambient i shkëlqyeshëm shqiptar në një ambient tepër tërheqës në shtëpinë e Metë dhe Harry Bajraktarit, në Armonk.
Dr. Zekeria Cana, i cili asaj kohe erdhi në Amerikë, mori pjesë në këtë darkë solemne dhe për dy javë ishte mysafir i Metë Bajraktarit. Ai gjatë qëndrimit, me ndihmën e Harry-t, u takua me shumë njerëz të komunitetit shqiptao-amerikan.
  ____________
13 Bajram Kelmendi, avokat i njohur, natën e 24 marsit të vitit 1999, bashkë me të dy djemtë, u nxor dhunshëm nga shtëpia e tij në Prishtinë dhe u masakrua mizorisht nga forcat policore-ushtarake serbe. Trupat e tyre të nesërmen u gjendën në rrugë.



























































































   228   229   230   231   232