Page 233 - Nji jete ne mes kosoves
P. 233

230
nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Herë pas here në shtëpinë tonë në Armonk kanë ardhur kongresistë
e senatorë, si Eliot Engel, Su Kelly, Alfons Damato, Suzan Molinari, ndërsa, për herë të fundit, ka qenë senatorja e New York-ut Hillary Rodham Clinton.Të gjithë këta, thotë Harry, i ka njohur edhe babai i tij. Çdo bisedë ka qenë e lidhur për çështjen e Kosovës, si ajo të shpëtonte nga kthetrat e politikës fashizoide serbe, si të gjendeshin forma dhe mënyra efektive për ta kundërshtuar dhunën dhe terrorin që bëhej mbi shqiptarë.
Gazetën ILLYRIA, pothuaj, pa përjashtim, e kanë vizituar personalitetet shtetërore e politike që vinin nga Kosova dhe Shqipëria në Amerikë, qoftë të ftuar nga redaksia, qoftë për të biseduar me botuesin e saj Harry Bajraktarin. Ne këtu po përmendim vetëm disa prej këtyre personaliteteve: Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Sali Berisha, Dr. Fehmi Aganin, Dr. Bujar Bukoshi, Akademik Mark Krasniqi, Ismail Kadare, Adem Demaçi, Sabri Godo, Gramoz Pashko, Antonio Bellusci, Rexhep Qosja, Ylli Bufi, Dr. Alush Gashi, Azem Hajdari, Dr. Abdyl Krasniqi, Nevzat Halili, Mehmet Bardhi, Shaban Demiraj, Jup Kastrati etj. Këtij të fundit
   Hillarry Rodham Clinton me Harry Bajraktarin, Zizen dhe Rustem Gecin në shtëpinë e tij në Armonk, 2006.
 




























































































   231   232   233   234   235