Page 282 - Nji jete ne mes kosoves
P. 282

  Zois Shuttie
TRASHËGOJE BIR MALLIN E PREJARDHJES
Metë Bajraktarit
Në valët e nëndheshme,
Si zemër-rrahjet e jetës me zjarr të shuar,
Jetë që shkundet edhe nga fryma e fatit,
Si frut’e rreshkur në degën e pemës ekzotike,
Qe s’i ben dot ballë as erës vjeshtarake,
Ndihet lëngimi i një malli të ndrydhur nga mendimet.
Në dheun e huaj të rrahur nga ecjaket e lodhjes gjer në prag të derës që mbyll mundin,
Pranë vatrës ku kujtimet marrin flakë zjarri,
Malli i vendlindjes i shtërngon duart errësirës,
Sa herë që mendimet marrin pamje parafytyrimi, Dhe dhimbjet e vajtimit nuk i ngjajnë turpit.
N’atë udhë të gjatë pluhuri deri tek dera e vdekjes, Ofshamat shpesh kafshonin buzët e dhimbjeve të zvarra, Në kapitjen e gjumit me përpelitje fjalësh të pazëshme Të mekura nga mosha, por te mbushura me urtësi: “Trashëgoje, biri im, mallin e vendit të prejardhjes,
Dhe ktheja truallit te ri të mirën me hare e ndere!”
Dhe biri i përgjunjur në heshtjen e shpirtdhënies,
Me kokulje i premtoi vështrimit të syve në përjetësi, Qe prejardhja, si rrjedha e dëborave të shkrira, Ushqen dhe gjakun, dhe gjuhën, dhe kujtesën.
Ne ato çaste dhimbja dhe humbja morën tjetër ngjyrë ndenë Bajrakun e ulur gjysmeshtizë me hije krenarie.
279
















































































   280   281   282   283   284