Page 280 - Nji jete ne mes kosoves
P. 280

277
Po ashtu, me rastin e vdekjes, familja Bajraktari priti ngushëllime nga qindra bashkatdhetarë në të dy të shtunat dhe të dielat në shtëpinë, në Armonk.
Te shqiptarët e Amerikës, aty-këtu, ndiqet tradita e ndihmës, përkatësisht e lënies së parave me rastin e pritjes së ngushëllimeve. Kështu, ndodhi edhe në organizimin e pamjes për Metë Bajraktarin. “Të gjitha paratë e lëna nga bashkatdhetarët i kemi dorëzuar në Fondin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thekson Harry
Me rastin e vdekjes së Metë Bajraktarit, Harry-t dhe familjes së tij telegrame ngushëllimi i derguan: Hillary Rodham Clinton, gruaja e Bill Clinton-it, atëherë president i SHBA, Dr. Ibrahim Rugova, president i Kosovës, akademik Mark Krasniqi, ambasadori i Shqipërisë në Washington, Petrit Bushati, Dr. Alush Gashi etj.
“E kemi bërë traditë që njëherë në vit të lutemi te varri i babait dhe kështu ta nderojmë emrin dhe veprën e tij. Këtyre lutjeve fetare u prinë me përkushtim të madh i përndershmi Elez Osmani. Im at bëri gjithçka për ne. Në mbështetje të tij arritëm të kemi një jetë tjetër këtu në Amerikë, për dallim të asaj që do të mund të kishim në Vranoc. Edhe pas vdekjes, neve të familjes, ai po na bashkon” përkujton babain e tij, Harry.
   Një herë në vit familja Bajraktari përkujton Metën te varri i tij në Long Island- Washington Memorial Park.
 




























































































   278   279   280   281   282