Page 285 - Nji jete ne mes kosoves
P. 285

282
Lufta për lirinë e Kosovës ka qenë e gjatë dhe e mundimshme, me shumë sakrifica kombëtare, individuale e familjare. Një luftë që nuk pushoi me shekuj. Për këtë liri kanë rënë shumë dëshmorë në periudha të ndryshme historike, duke përfshirë këtu sidomos luftën e fundit në Kosovë. Numri i dëshmorëve është i madh, aq sa përpjekjet shekullore për lirinë e tokave shqiptare. Ky numër është i pasosur dhe pambarim. Kush e shfleton librin ”Të pavdekshmit e Dukagjinit” do të shohë se vetëm në këtë rajon (Dukagjin) për idealin e lirisë së Kosovës ranë mbi 700 dëshmorë. Në mesin e tyre ka edhe të rinj pa i mbushur 17 vjet. Ky fakt flet se sa thellë ka qenë e rrënjosur vetëdija tek rinia jonë shqiptare për liri.
Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, duke folur për përhapjen e UÇK-së gjatë luftës së Kosovës thotë: “Vera e vitit 1998 për UÇK-në ishte domethënëse.UÇK-ja, pas një pëkrahje të vrullshme u rrit në numër. Njësitet u organizuan dhe strukturat komanduese u zhvilluan deri në një nivel të lakmueshëm të ushtrive të tjera të rregullta. Gjatë muajit qershor të vitit 1998 ne numronim afro 8000 ushtarë, shumë prej të cilëve të armatosur në mënyrë vullnetare, por që kishin pranuar të integroheshin në njësi të rregullta të UÇK-së.” Meqenëse dëshmori i kombit, Adrian Krasniqi është nga Vranoci, në këtë kaptinë, po paraqesim disa shënime biografike të tij. Këtij luftëtari e luftëtarëve të tjerë u mbetën borxh brezat e ardhshëm për të
krijuar një shtet etnik shqiptar.
ADRIAN KRASNIQI
NJË FENIKS I LIRISË SË KOSOVËS
Adrian Krasniqi, qysh kur ishte nxënës i Gjimnazit të Pejës, vërejti format e vrazhda të nëpërkëmbjes dhe poshtërimit të shqiptarëve nga regjimi fashist i Millosheviqit. I frymëzuar nga e kaluara historike e popullit shqiptar dhe nga literatura që i ofronte babai i tij, e sidomos
  



























































































   283   284   285   286   287