Page 287 - Nji jete ne mes kosoves
P. 287

284
e tij organizativ filloi grumbullimin e armëve për të nisur aksionet guerile. Armatimin e vendoste në Vranoc, te xhaxhai tij. Ndërkohë, organet e sigurimit serb, i bien në gjurmë (1993) dhe bastisin e thyejnë shtëpinë e tij në Pejë dhe në Vranoc. Nga kjo kohë, Adriani kalon në ilegalitet dhe vendoset në Shqipëri. Inkuadrimi i tij në radhët e UÇK-së daton qysh në pranverën e vitit 1992, si komandant i njësitit për Dukagjin. Veprimtarinë e zhvillon në relacionin Kosovë –Shqipëri. Në vitin 1995 sulmon stacionin e policisë në Çellopek, ku identifikohet emri i tij, ndërkohë që pushtuesit serbë shpallin fletarrestin, siç kishin shpalluar edhe për shumë shqiptarë të tjerë. Adrian Krasniqi, krahas aktivitetit të tij organizativ, përqendrohet më shumë në sektorin e furnizimit me armë. Meqenëse ai kishte lidhje me disa familje nga Tropoja, shfrytëzon rastin që shtëpinë e Sylejman Berishës ta bëjë qendër furnizimi. Rrjeti i tij kishte depërtuar në Dukagjin dhe në disa pjesë të tjera të Kosovës. Ai merrej edhe me aksione të drejtpërdrejta. Një aksion i tillë i armatosur ishte organizuar në vjeshtën e vitit 1997 mbi stacionin e policisë në Kliqinë të komunës së Pejës. Adrian Krasniqi, Mujë Krasniqi, Ilir Konushevci dhe Qerim Kelmendi ndërmarrin këtë aksion të armatosur, ku Adriani ra heroikisht. Më vonë do të bien në fushën e betejës për liri të Kosovës edhe dy shokët e tij, Mujë Krasniqi dhe Ilir Konushevci.
Në shenjë nderimi për jetën e dhënë për liri të Kosovës, Zona Operative e Dukagjinit, Brigadën 133 e pagëzoi “Adrian Krasniqi”.
“Në tetor të vitit 1996 nga Amerika kam shkuar në Shqipëri për punë personale. Aty më njohtuan se Adrian Krasniqi ishte pjesë e aktivitetit ilegal të UÇK-së. E tërë kjo, ka qenë vetëm një vit para rënies së tij heroike në një aksion të armatosur kundër forcave policore serbe në Kliqinë”, thotë Florin Krasniqi.
Kam qenë shumë i bindur se në atë kohë UÇK-ja ekzistonte dhe mendoja se ajo ishte e organizuar nga qeveria e Bukoshit dhe, në mënyrë të zhdrejtë, e përkrahur nga ish oficerët shqiptarë që kishin shërbyer në Armatën jugosllave dhe nga ata që kishin marrë pjesë në luftën në Kroaci dhe Bosnjë. Por, në Shqipëri, e pashë se rezistenca e armatosur po
  





























































































   285   286   287   288   289