Page 289 - Nji jete ne mes kosoves
P. 289

286
  Përkundër rrezikut nga policia serbe, gjeta formë dhe mënyrë që nga SHBA, të merrja pjesë në ceremoninë e varrimit të Adrianit. Shokët e tij më të ngushtë kanë qenë Ilir Konushefci dhe Qerim Kelmendi, ndërsa Zahir Pajazitin e ka pasur njeri të idealit, kurse Mujë Krasniqin- Kapuçi, i cili vepronte brenda në Kosovë, njeri shumë të besueshëm.
Kur ndodhi thyerja e depove në Shqipëri, familja jonë, thotë Florini ka blerë dhe dërguar shumë armë në bazat e UÇK-së në Kosovë, të cilat janë përcjellë nëpërmjet të Adrianit, si udhëheqës i logjistikës. Sa herë që sillte armatim në Kosovë, ndërmerrte ndonjë aksion kundër policisë serbe, duke theksuar se nuk mund të jetë luftë ajo pa vrarë ndonjë njeri të armikut.
Me rënien e Adrianit, familja jonë e gjerë në Amerikë, Gjermani, Shqipëri dhe Kosovë ka dalë publikisht në përkrahje të pakursyer të UÇK-së. Dhe mund të them me plot përgjegjësi se, nga vrasja e Adrianit e deri te qëndresa heroike e Adem Jasharit dhe Jasharajve tjerë, familja jonë ka dhënë më shumë para se sa të gjitha (fondet) organizatat e tjera, thotë Florini.
---------------------------
 Rapsodi Rifat Berisha për Adrian Krasniqin këndon:
Adrian, Adrian, lule e parë e ushtrisë sonë.
...
Eu Krasniqe lule ner fise, trima të mdhaj për luftë rrite,
I rrite në kulla, i rrite në stane, në shpella t’ gurit nëpër male,
Siç na ishte dje bac Bajrami, sot u ngrit Adriani.
Ku rrjedh Drini e shkon Bistrica,
Ku rrinë shqipet nëpër lisa,
Ti u rrite Adrian, gurthemeli i ushtrisë sonë.
Rrallë në këtë dhe mund të lind k’si trimi,
nuk të harron, jo Dukagjini.
Amanet Lugu i Baranit, oj vendlindja e Adrianit,
Rueja nderin vorrit të parit, ruja nderin atdhetarit.
Kujto gjakun e Adrianit, që në rini ja dha vatanit.
Në kosovë do trima janë në ballë t’çetnikëve dhambë për dhambë, Emnin tan në zemër e kanë, janë betue në gjakun tan,
Se at’ rrugë që ti e ke nis, do ta çojmë në ditë t’ lirisë
Emnin tan e ruan krejt fisi, hej e ruan brigada jonë “Adrian Krasniqi”.
 












































































   287   288   289   290   291